MESAZH NGUSHËLLIMI I KRYEBASHKIAKUT GJONAJ PËR NDARJEN NGA JETA TË ISH KRYETARIT TË BASHKISË PUKË, Z.BEQIR ARIFAJ

Me dhimbje e përjetova lajmin për ndarjen nga jeta të ish kryebashkiakut të Pukës, z.Beqir Arifaj, i cili përkundër përpjekjeve maksimale të familjes dhe të afërmve e humbi betejen me këtë virus të pabesë në një prej spitaleve të Turqisë, ku po kurohej.
I udhëhequr nga ndjenja njerzore e cila evulon mbi ndarjet politike, në emrin tim përsonal dhe gjithë komunitetit pukjanë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Arifaj dhe gjithë të afërmve që sot me dhimbje përjetojnë këtë ngjarje të trishtë, shkaktuar nga vdekja e parakohshme.

URIMI I KRYEBASHKIAKUT, Z.GJON GJONAJ ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT MËSIMOR 2020-2021

Të dashur nxënës,
Të nderuar mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore në bashkinë Pukë,
Të dashur prindër!
Në prag të fillimit të vitit të ri mësimor 2020 – 2021 kam kënaqësinë e veçantë si Kryetar i Bashkisë Pukë t’ju përshëndes e t’ju përcjell urimet më të përzemërta.
Viti i ri mësimor shënon një fillim tjetër të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur për Pukën.

NISIN ZJARRET NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

Pas më shumë se 24 orësh punë dhe shumë përpjekjeve, shpesh të rrezikshme, nga ana e efektivëve Zjarrfikës dhe atyre të Shërbimit Pyjor dhe strukturave të tjera të bashkisë është bërë e mundur vënja nën kontroll e flakve që përfshin masivin pyjor pranë vend-depozitimit të mbetjeve në Qafë Qerreti.
Bashkia Pukë i apelon të gjithë barinjëve dhe personave që frekuentojnë vendepozitimin me qëllim mbledhjen e sendeve metalike të bëjnë KUJDES, pasi një pakujdesi e vogël sjell dëme të mëdha për sipërfaqet pyjore.