Festa lokale “Aromë Fshati”, e cila tashmë po kthehet në një traditë të veçantë bashkoi në qendrën e fshatit Qelëz për të dytin vit rradhazi fermerë dhe banorë të zonës, vizitorë dhe turistë të ndryshëm.
Kjo festë realizohet nga Bashkia Pukë në bashkëpunim me Shoqatën “AgroPuka”, Grupin e Grave Qelëz me mbështetjen e partnerëve We Effect Suedi dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS Tirana)