BASHKIA PUKË – NJOFTIM PËR KONSULTIMIN PUBLIK
Bashkia Pukë njofton të gjithë qytetarët për zhvillimin e takimeve të konsultimit publik në kuadër të diskutimit të Projektbuxhetit të vitit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale 2027.
Në këto takime ftohen të marrin pjesë qytetarët e të gjitha njësive administrative dhe të Bashkisë Pukë, me qëllim diskutimin e prioriteteve të komunitetit, paraqitjen e mendimeve, komenteve dhe propozimeve konkrete për planifikimin dhe përdorimin sa më efektiv të fondeve publike.
Takimet do të zhvillohen sipas kalendarit të publikuar më poshtë.
Sugjerimet dhe komentet mund të paraqiten gjithashtu me shkrim pranë Bashkisë Pukë, me postë ose në adresën elektronike [email protected].
Bashkia Pukë fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi konsultimi, pasi pjesëmarrja dhe kontributi i tyre janë të rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.
Bashkë për një buxhet më të mirë!
Për një Pukë më të mirë, së bashku!
Kalendari i takimeve të konsultimit publik
| Nr. | Aktiviteti | Data | Vendi | Ora | Mënyra | Forma |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Gjegjan | 03.11.2026 | Pranë Njësisë Administrative Gjegjan | 10:00 | Takim | Bisedë publike |
| 2 | Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Luf-Qerret | 05.11.2026 | Njësia Administrative Luf-Qerret | 12:00 | Takim | Bisedë publike |
| 3 | Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Qelëz | 05.11.2026 | Njësia Administrative Qelëz | 10:00 | Takim | Bisedë publike |
| 4 | Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Rrapë | 03.11.2026 | Njësia Administrative Rrapë | 13:00 | Takim | Bisedë publike |
| 5 | Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë | 10.11.2026 | Bashkia Pukë (salla e këshillit) | 13:00 | Takim | Bisedë publike |
