Njoftim për mbledhjen e Këshillit Bashkiak Pukë, më 27 tetor 2026

Këshilli Bashkiak Pukë njofton zhvillimin e mbledhjes së radhës më datë 27.10.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit Bashkiak Pukë.

Anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Pukë

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a”, si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14, datë 30.06.2020, “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë”, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Pukë do të zhvillohet më datë 27.10.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend dite:

Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 25.09.2026, projektvendimet për dhënien e ndihmës ekonomike për muajt gusht dhe shtator 2026, si dhe projektvendimet për dhënien në përdorim të sipërfaqeve të fondit pyjor e kullosor për ndërtimin e kullave eolike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme nga era në ekonomitë pyjore Kuzhnen, Livadh-Hamez dhe Tërbun.

Gjithashtu, në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i listës së subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues jopronarë”, si dhe të planrilevimeve të sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Pukë.

Për më shumë informacion, ftoheni të konsultoni njoftimin e plotë me rendin e ditës. (kliko ketu)

Njoftim për konsultimin publik mbi Projektbuxhetin 2027, Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketën Fiskale 2027

BASHKIA PUKË – NJOFTIM PËR KONSULTIMIN PUBLIK

Bashkia Pukë njofton të gjithë qytetarët për zhvillimin e takimeve të konsultimit publik në kuadër të diskutimit të Projektbuxhetit të vitit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale 2027.

Në këto takime ftohen të marrin pjesë qytetarët e të gjitha njësive administrative dhe të Bashkisë Pukë, me qëllim diskutimin e prioriteteve të komunitetit, paraqitjen e mendimeve, komenteve dhe propozimeve konkrete për planifikimin dhe përdorimin sa më efektiv të fondeve publike.

Takimet do të zhvillohen sipas kalendarit të publikuar më poshtë.

Sugjerimet dhe komentet mund të paraqiten gjithashtu me shkrim pranë Bashkisë Pukë, me postë ose në adresën elektronike [email protected].

Bashkia Pukë fton të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e këtij procesi konsultimi, pasi pjesëmarrja dhe kontributi i tyre janë të rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve dhe përmirësimin e shërbimeve për komunitetin.

Bashkë për një buxhet më të mirë!
Për një Pukë më të mirë, së bashku!

Kalendari i takimeve të konsultimit publik

Nr. Aktiviteti Data Vendi Ora Mënyra Forma
1 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Gjegjan 03.11.2026 Pranë Njësisë Administrative Gjegjan 10:00 Takim Bisedë publike
2 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Luf-Qerret 05.11.2026 Njësia Administrative Luf-Qerret 12:00 Takim Bisedë publike
3 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Qelëz 05.11.2026 Njësia Administrative Qelëz 10:00 Takim Bisedë publike
4 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Rrapë 03.11.2026 Njësia Administrative Rrapë 13:00 Takim Bisedë publike
5 Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë 10.11.2026 Bashkia Pukë (salla e këshillit) 13:00 Takim Bisedë publike

Njoftim për konsultimin publik të Projektbuxhetit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale 2027

Bashkia Pukë njofton qytetarët dhe grupet e interesit për zhvillimin e takimeve të konsultimit publik në kuadër të diskutimit të Projektbuxhetit të vitit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale të vitit 2027.

Në mbështetje të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, këshillohen qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë në takimet publike, të shprehin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre mbi prioritetet dhe çështjet që lidhen me dokumentet buxhetore.

Nr. Aktiviteti Data Vendi Ora Forma
1 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Gjegjan 03.11.2026 Pranë Njësisë Administrative Gjegjan 10:00 Takim publik / Bisedë
2 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Luf-Qerret 05.11.2026 Njësia Administrative Luf-Qerret 12:00 Takim publik / Bisedë
3 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Qelëz 05.11.2026 Njësia Administrative Qelëz 10:00 Takim publik / Bisedë
4 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Rrapë 03.11.2026 Njësia Administrative Rrapë 13:00 Takim publik / Bisedë
5 Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë 10.11.2026 Bashkia Pukë – Salla e Këshillit 13:00 Takim publik / Bisedë

📧 [email protected] 🌐 www.bashkiapuke.gov.al (Kliko Ketu)

Njoftim për mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Pukë – 25 shtator 2026

Anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Pukë

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a”, si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14, datë 30.06.2020, “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë”, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Pukë do të zhvillohet më datë 25.09.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend dite: (kliko këtu).

  • Shënim: Mbledhjet e komisioneve të përhershme të këshillit zhvillohen më datë 24.09.2026, nga ora 12:30 deri në orën 14:00, në zyrën e sekretarit të këshillit.

Njoftim për Konsultim Publik për Dhënien në Përdorim të Fondit Pyjor Publik për Instalimin e Turbinave Eolike

Këshilli Bashkiak Pukë njofton qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë subjektet e interesuara për zhvillimin e konsultimeve publike lidhur me:

🌲 Dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike për prodhimin e energjisë elektrike.

Konsultimi ka për qëllim informimin e komunitetit dhe marrjen në konsideratë të mendimeve, vërejtjeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të qytetarëve përpara marrjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak Pukë.

Nr. Vendi Data Ora
1 Qerret 28.09.2026 11:00
2 Pukë – Kodër Hani 28.09.2026 17:00
3 Gjegjan – Shkozë 29.09.2026 10:00
4 Gojan i Madh 29.09.2026 12:00
5 Gjegjan 29.09.2026 14:00

Shënim: Takimi në Gjegjan – Shkozë zhvillohet në lokalin në hyrje të tunelit.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.