Njoftim për Konsultim Publik për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike

Bashkia Pukë njofton grupet e interesit, komunitetin dhe të gjithë qytetarët e interesuar për zhvillimin e një konsultimi publik lidhur me dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.
Konsultimi synon të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit në procesin e vendimmarrjes dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të paraqesin mendimet, vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë çështje, e cila do të shqyrtohet nga Këshilli Bashkiak Pukë. Konsultimi zhvillohet në përputhje me kuadrin ligjor për vetëqeverisjen vendore dhe konsultimin publik.
Takimet publike do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
Njësia/Vendi
Data
Ora
Njësia Administrative Pukë – Kodër Hani
09.09.2026
17:00
Njësia Administrative Qerret
09.09.2026
11:00
Njësia Administrative Gjegjan – Shkozë
10.09.2026
10:00
Njësia Administrative Gjegjan – Gojan i madh
10.09.2026
11:00
Konsultimi lidhet me ekonomitë pyjore “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të paraqesin sugjerimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në ditën e zhvillimit të konsultimit.
Për më shumë informacion, kontaktoni Bashkinë Pukë në adresën [email protected] ose vizitoni faqen zyrtare www.bashkiapuke.gov.al. (Kliko ketu)

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të VKM nr.118, datë 05.03.2014, “Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së”, për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të fazës së dytë (testimi me shkrim), për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit ( intervista e strukturuar me gojë) për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, është:

  1. Ana Shurdha  (kliko ketu)

📢 NJOFTIM PËR SHTYRJEN E DËGJESAVE PUBLIKE

Për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga vatrat e zjarrit në Fushë-Lumë dhe në zonën e Koder Hanit, Bashkia Pukë njofton shtyrjen e dëgjesave publike të parashikuara në kuadër të konsultimit publik për Planin e Përgjithshëm Vendor.

🔥 Angazhimi ynë aktual është në terren, për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve.

Për këtë arsye, dëgjesat publike do të zhvillohen në një datë tjetër, e cila do të njoftohet në vijim.

📍 Njësia Administrative Pukë (Kodër Hani)
📅 Data e re do të njoftohet

📍 Njësia Administrative Gjegjan
📅 Data e re do të njoftohet

🙏 Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë, ndërsa strukturat e Bashkisë Pukë vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit. (klikoi ketu)

📩 Për më shumë informacion:
Email: [email protected]
🌐 Web: Faqja zyrtare e Bashkisë Pukë

Njoftim për Konsultim Publik për Reformën Administrativo-Territoriale

Bashkia Pukë njofton banorët, grupet e interesit dhe grupet e margjinalizuara për zhvillimin e konsultimit publik lidhur me propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Qëllimi i këtij konsultimi është mbledhja e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të komunitetit për këtë nismë.
Konsultimet do të zhvillohen gjatë muajit shtator 2026 në njësitë administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz, Qerret dhe Pukë. Sugjerimet dhe komentet me shkrim mund të dërgohen deri më 8 shtator 2026 në adresën e e-mailit [email protected].  (kliko ketu)
Njësia administrative
Data
Ora
Vendi
Gjegjan
03.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Rrapë
03.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Qelëz
04.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Qerret
04.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Pukë
07.09.2026
10:00
Salla e Mbledhjeve të Këshillit

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

 

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë është:

  1. Ana Shurdha

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datën 18.08.2026 ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Për sa më sipër njoftohet kandidati i kualifikuar të respektojnë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim.

 

Faleminderit për mirëkuptimin! (kliko ketu)