Bashkia Pukë njofton qytetarët, institucionet dhe të gjithë të interesuarit mbi përfundimin e procedurës së konkurrimit për ngritje në detyrë për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm” pranë Bashkisë Pukë.
Në përfundim të procesit të konkurrimit, pas shqyrtimit dhe vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët, si dhe pas përfundimit të afateve ligjore për ankimim, Komiteti i Përhershëm i Pranimit shpalli fituese znj. Ana Shurdha, me rezultatin 88,88 pikë.
Ky njoftim publikohet në zbatim të legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil dhe të procedurave për emërimin, rekrutimin dhe menaxhimin e nëpunësve civilë. (Kliko ketu)
