Këshilli Bashkiak Pukë njofton qytetarët, grupet e interesit dhe të gjithë subjektet e interesuara për zhvillimin e konsultimeve publike lidhur me:
🌲 Dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike për prodhimin e energjisë elektrike.
Konsultimi ka për qëllim informimin e komunitetit dhe marrjen në konsideratë të mendimeve, vërejtjeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të qytetarëve përpara marrjes së vendimit nga Këshilli Bashkiak Pukë.
| Nr. | Vendi | Data | Ora |
|---|---|---|---|
| 1 | Qerret | 19.10.2026 | 11:00 |
| 2 | Pukë – Kodër Hani | 19.10.2026 | 17:00 |
| 3 | Gjegjan – Shkozë | 20.10.2026 | 10:00 |
| 4 | Gojan i Madh | 20.10.2026 | 12:00 |
| 5 | Gjegjan | 20.10.2026 | 14:00 |
Shënim: Takimi në Gjegjan – Shkozë zhvillohet në lokalin në hyrje të tunelit.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.
- 📧 [email protected]
- 🌐 www.bashkiapuke.gov.al (Kliko ketu)
