KRYEBASHKIAKU GJONAJ MBAN PREMTIMIN, SHERBIM 24 ORË NË QSH QELËZ

Kreu i bashkisë së Pukës,z.Gjon Gjonaj ka kurorëzuar sot përpjekjen disa mujore për kalimin në shërbim 24 orësh të Qëndres Shëndetesore në njësin administrative Qelëz.
Me këtë rast kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në Qelëz, ku fillimisht zhvilloi një takim me drejtorin e Qëndres Shëndetesore, dr.Dodë Ndoka nga I cili kërkoj angazhimin total, jo vetëm në kalimin e Qendrës Shëndetesore me tre turne, por edhe në funksionimin e të gjithë Ambulancave të fshatrave.
Me tej kryetari Gjonaj I shoqëruar nga nënkryetari z.Mustaf Kopani dhe administratori , z.Gjergj Gega zhvilluan një takim me stafin infermjeror të Qëndrës Shëndetësore Qelëz, ku u kërkua angazhim maksimal në kryerjen e sherbimit me tre turne.