Intensifikimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me investitorë strategjik dhe sipërmarrës që operojnë në territorin e Bashkisë Pukë, si dhe dhe krijimi i një klime optimale për të tjerë që duan të investojnë, është padyshim një pikë kthese në qasjen tonë ndaj objektivave afagjatë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Pukës dhe njësive administrative të saj.
Dëgjova me vëmendje çdo kërkesë të tyre, nevojat janë imediate: infrastruktura rrugore e dëmtuar dhe inekzistene, qendrat shëndetësore jashtë çdo funksionaliteti, mungesa e ujit të pijshëm dhe kanaleve vaditëse, rrjeti elektrik i dëmtuar dhe mungesa me kohëzgjatje e energjisë elektrike, etj.
Prej 16 vitesh me radhë, “Sofra Pukjane”, është jo vetëm manifestimi më i fuqishëm kulturor në qytetin e Pukës, por dhe institucioni më i rëndësishëm kuvendor i bijve dhe bijave të Pukës, që mblidhen dhe bashkohen, për të bashkëbiseduar pa ngarkesën e ndasive të politikës dhe për të përcjellë mesazhet e vlerave që karakterizojnë pukjanët anëkënd vendit
Në Njësinë Administrative Qelëz, në një bashkëbisedim me banorët e kësaj zone në kuadër të hartimit të Projekt Buxhetit të Bashkisë Pukë për vitin 2024, Buxhetin Afatmesëm 2024-2026 dhe Paketës Fiskale për vitin 2024.