Shtëpia-muze e Migjenit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke synuar transformimin e saj në një nga destinacionet kryesore dhe më të vizitueshme në qytetin e Pukës nga turistët vendas dhe të huaj.

Kur flasim për Pukën dhe perspektivën turistike të saj, krahas resurseve natyrore, turizmi kulturor është një atraksion i mirë që do të promovohet dhe do të synohet fuqishëm. Shtëpia-muze e Migjenit, do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni tërësor, duke synuar transformimin e saj në një nga destinacionet kryesore dhe më të vizitueshme në qytetin e Pukës nga turistët vendas dhe të huaj.

Dëgjesat Publike/ Në Njësinë Administrative Luf-Qerret, së bashku me banorët për të ndarë kërkesat, shqetësimet dhe sugjerimet për Buxhetin 2024

Në Njësinë Administrative Luf-Qerret, së bashku me banorët për të ndarë kërkesat, shqetësimet dhe sugjerimet për Buxhetin, Paketën Fiskale 2024 dhe Projekt Buxhetin Afatmesëm 2024-2026. Kjo dëgjesë publike është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të ngushtë mes Bashkisë Pukë dhe qytetarëve, kërkesat e të cilëve do të jenë prioriteti ynë për vitet në vazhdim.

“Aromë fshati” në Qelëz, festa që po kthehet në traditën e bukur të fermerëve dhe banorëve të zonës

Festa lokale “Aromë Fshati”, e cila tashmë po kthehet në një traditë të veçantë bashkoi në qendrën e fshatit Qelëz për të dytin vit rradhazi fermerë dhe banorë të zonës, vizitorë dhe turistë të ndryshëm.
Kjo festë realizohet nga Bashkia Pukë në bashkëpunim me Shoqatën “AgroPuka”, Grupin e Grave Qelëz me mbështetjen e partnerëve We Effect Suedi dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS Tirana)