
📍Bashkia Pukë ka potenciale të mëdha turistike, të cilat ne do t’i shndërrojmë në indikatorët kryesorë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
📍Mungesa e vizionit dhe e strategjive konkrete në këtë fushë, ka sjellë pasoja të mëdha që lidhen kryesisht me paaftësinë tërheqëse të flukseve turistike.
📍Ne, e kemi prioritet dhe si të tillë, po hartojmë një strategji afatgjatë të zhvillimit të turizmit, mbështetur në ndikimin që do të ketë ky sektor në treguesit ekonomik, social, kulturor dhe mejdisor në komunitetin tonë, përmes së cilit synojmë punësim, nxitje të iniciativës private për bujtina dhe hoteleri, biznese që promovojnë dhe prodhojnë produkte mirëfilltazi për turistë, etj.
📍Me këto pamje nga fshati #Buzhalë, Njësia Administrative #Qelëz, një perlë e ndërthurjes së bukurive natyrore, por dhe një arterie e rëndësishme e qarkullimit të flukseve të mëdha të vizitorëve, ju uroj një ditë të mbarë dhe të shëndetshme, kudo që ndodheni!🙏

Mirëmëngjes!
Drejtoria e Shërbimeve Publike vijon punën dhe kujdesin për qytetin çdo ditë, duke ofruar për vizitorët dhe banorët pastërti dhe gjelbërim, të cilat i japin Pukës hijeshinë e duhur!
Kositja e barit në hapësirat e gjelbërta dhe mirëmbajtja e tyre, i shtojnë qytetit bukurinë, freskinë dhe ngjyrat.
Pukë-Futbolli i moshave në vemendjen e Bashkisë. Punohet për të ardhmen e skuadrës së parë TërbuniKryetari i Bashkisë Rrok Dodaj, njëkohësisht edhe President i KF Tërbuni, premtoi mbështetje te vazhdueshme për ekipin e moshave, që ato te bëhen sa më shpejt futbollist të ekipit të parë të Tërbunit të Pukës.
Pasditen e së hënës Z.Rrok Dodaj, ishte i pranishëm duke ndjekur nga afër një seancë stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Ismail Xhemali“, kreu i institucionit vendor Pukë, bëri një bashkëbisedim të ngrohtë me futbollistët e vegjel, ku krahas përgëzoj për punën e mirë që po bëjnë trajnerët dhe vetë futbollistët e vegjël.
