Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.
Rreth 20 km rrugë nga qyteti i Pukës, 600 meter lartësi, pjesë territoriale e Njësisë Administrative Qelzës, konkretisht mbi fshatin Buzhalë, ofron pamje mahnitëse.
Në vetëm 2 muaj Maja e Murgës, nga ku shikohet liqeni i Komanit, është vizituar nga 500 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova.
Maja Murgës është vendi më mahnitës për foto të veçanta.
Kjo hapsirë është tepër atraktive për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, speleologjisë.