Njoftim për Konsultim Publik për Reformën Administrativo-Territoriale

Bashkia Pukë njofton banorët, grupet e interesit dhe grupet e margjinalizuara për zhvillimin e konsultimit publik lidhur me propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Qëllimi i këtij konsultimi është mbledhja e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të komunitetit për këtë nismë.
Konsultimet do të zhvillohen gjatë muajit shtator 2026 në njësitë administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz, Qerret dhe Pukë. Sugjerimet dhe komentet me shkrim mund të dërgohen deri më 8 shtator 2026 në adresën e e-mailit [email protected].  (kliko ketu)
Njësia administrative
Data
Ora
Vendi
Gjegjan
03.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Rrapë
03.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Qelëz
04.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Qerret
04.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Pukë
07.09.2026
10:00
Salla e Mbledhjeve të Këshillit

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

 

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë është:

  1. Ana Shurdha

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datën 18.08.2026 ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Për sa më sipër njoftohet kandidati i kualifikuar të respektojnë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim.

 

Faleminderit për mirëkuptimin! (kliko ketu)

NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK Nr. 127P Prot. Pukë, më 31/07/2026

Konsultim publik “Për dhënien në përdorim të fondit Pyjor publik për vendosjen e stacionesh, bazamente, për vendosje turbinash eulike për prodhimin e energjisë elektrike.”

QËLLIMI

Konsultimi ka për qëllim përfshirjen e grupeve të interesit duke i informuar mbi vendimmarrjen sipas një pike të rendit të ditës të mbledhje së ardhshme të Këshillit Bashkiak Pukë. Këshilli Bashkiak do të organizojë takimin konsultues për shprehjen e mendimeve dhe sugjerimeve të grupeve të interesit për marrjen e vendimeve që kërkojnë konsultim me komunitetin bazuar në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 18 dhe neni 54.

DATA DHE VENDI I ZHVILLIMIT TË KONSULTIMIT

  • Njësia Administrative Pukë (Koder Hani) – datë 19.08.2026, ora 18:00
  • Njësia Administrative Qerret – datë 20.08.2026, ora 11:00
  • Njësia Administrative Gjegjan – datë 21.08.2026, ora 11:00

PËRSHKRIMI I KONSULTIMIT

Dhënien në përdorim të fondit Pyjor publik për vendosjen e stacionesh, bazamente, për vendosje turbinash eulike për prodhimin e energjisë elektrike në ekonomite pyjore Tebun, Livadh-Hamez, Kuzhnen, Gojan-Shkozë.

SUGJERIMET, VËREJTJET DHE REKOMANDIMET

Komentet e grupeve të interesit jepen në ditën e zhvillimit të konsultimit.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Për më shumë informacion: (kliko ketu)

Kontakti:
Email: [email protected]
Web: [faqja zyrtare e bashkisë]

KRYETARI I KËSHILLIT
GJON GJOKA


Adresa: Bashkia Pukë, sheshi “Gjergj Kastrioti (Skenderbeu)”
E-mail: [email protected]
Faqe zyrtare: www.bashkiapukë.gov.al

BASHKIA PUKË DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE, Njoftim per vend i lire pune !

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E LARTË DREJTUESE

 “SEKRETARE E PËRGJITHSHME E BASHKISË”

Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014PËR PROCEDURAT E EMËRIMIT, REKRUTIMIT, MENAXHIMIT DHE PËRFUNDIMIT TË MARRËDHËNIES NË SHËRBIMIN CIVIL TË NËPUNËSVE CIVILË TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES DHE TË ANËTARËVE TË TND-SË” i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë
  • Kategoria e Pagës: I-5  (kliko ketu)

Njoftim per mbledhjen e rradhes te Keshillit Bashkiak Puke me daten 17.07.2026

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke
Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. 7  date 17.03.2026 mbledhja e radhes e keshillit  Bashkiak Puke do te zhvillohet me daten 17.07.2026, ora  13:00 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend dite: (kliko ketu)