SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Lloji i diplomës : Master Shkencor në Shkenca Sociale dhe shkenca ekonomike
Në zbatim të ligjit 152/2013, “ Për nëpunësin civil ” i ndryshuar, neni 26 si dhe të Kreut II, III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Nr. 242, datë 18/03/2015, Bashkia Pukë shpall proçedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civi për pozicionin ;
- Përgjegjës, në Sektorin e Ndihmës Ekonomike dhe Çështjeve Sociale
– Kategoria : III- 2
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se, në përfundim të proçedurës së levizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil .
Për të tre procedurat (lëvizje paralele, ngritja në detyrë dhe pranimi nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë. (kliko ketu)
