Njoftim për konsultimin publik të Projektbuxhetit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale 2027

Bashkia Pukë njofton qytetarët dhe grupet e interesit për zhvillimin e takimeve të konsultimit publik në kuadër të diskutimit të Projektbuxhetit të vitit 2027, Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe Paketës Fiskale të vitit 2027.

Në mbështetje të nenit 18 dhe nenit 54, shkronja “dh”, të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, këshillohen qytetarët dhe grupet e interesit të marrin pjesë në takimet publike, të shprehin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre mbi prioritetet dhe çështjet që lidhen me dokumentet buxhetore.

Nr. Aktiviteti Data Vendi Ora Forma
1 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Gjegjan 03.11.2026 Pranë Njësisë Administrative Gjegjan 10:00 Takim publik / Bisedë
2 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Luf-Qerret 05.11.2026 Njësia Administrative Luf-Qerret 12:00 Takim publik / Bisedë
3 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Qelëz 05.11.2026 Njësia Administrative Qelëz 10:00 Takim publik / Bisedë
4 Konsultim publik me banorë të Njësisë Administrative Rrapë 03.11.2026 Njësia Administrative Rrapë 13:00 Takim publik / Bisedë
5 Konsultim publik me banorë të Bashkisë Pukë 10.11.2026 Bashkia Pukë – Salla e Këshillit 13:00 Takim publik / Bisedë

📧 [email protected] 🌐 www.bashkiapuke.gov.al (Kliko Ketu)