AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL SHPALL THIRRJEN PËR APLIKIME, SKEMA KOMBETARE

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural shpall thirrrjen për aplikime nga fondet
mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural (nga data 24.03.2021 deri me date 15.04.2021).
Aplikimet do të bëhen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Për informacion të metejshem mbi masat mbështetëse dhe menyren e aplikimit mund të drejtoheni në zyren e Agropikës, pranë bashkisë Pukë. Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/fridakrifca1/videos/227500035780992

URIMI I Z.GJONAJ ME RASTIN E 8 MARSIT

Të dashura nëna dhe motra,më lejoni që në këtë 8 Mars t’ju përcjell urimet e përzemërta me shpresë dhe dëshirë se jeni mirë.Sot është dita e të drejtave tuaja, ndaj uroj që më shumë, kjo ditë të na shërbej si dita e sensibilizimit për të drejtat tuaja sublime, për më shumë respekt në familje, shoqëri dhe vendet tuaja të punës.

URIMI I KRYEBASHKIAKUT GJONAJ ME RASTIN E 7 MARSIT, DITËS KOMBËTARE TË MËSUESIT

Të nderuar mësues, kam kënaqësin e veçantë që t’ju bashkohem qindra urimeve që merrni me rastin e 7 Marsit.Me falenderimin e përzemërt për kontributin tuaj të vyer ju uroj më të miren në jeten tuaj, në familjet tuaja dhe në profesionin fisnik të mësuesit. “Mësuesi prek perjetesine, kurr nuk mund të thuhet se ku përfundon influenca e tij” – është një prej shprehjeve të tij të famshme, Henry Adams.

NIS PUNA PËR HARTIMIN E PROJEKTIT PËR RIVITALIZIMIN E LIQENIT TË KUKAJVE

Kemi nisur punë me një ekip projektuesish për hartimin e projektit për impiantin e përpunimit të ujrave të zeza, rivitalizimin e liqenit të Kukajve, ndërtimin e shetitores rreth tij dhe lidhjen e këtij liqeni me atë të qytetit.Kryebashkiaku Gjonaj ishte sot në terren me ekipin e ekspertve ku brenda një kohe të shkurtër do i vën në dispozicion qeverisë projektin që përmbush një tjetër objektiv për Puken turistike.