✅U zhvillua mbrëmë nata e parë e edicionit të 10- të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Talentet e Reja”.

Aktivitet ky i iniciuar posaçërisht nga kryebashkiaku Dodaj dhe i mbështetur në përvojën e krijuar, kryesisht të institucionit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Pukë, të cilët prej vitesh janë baza e fuqishme organizative e kësaj veprimtarie mbarëkombëtare.
📍Grupet pjesëmarrëse, përmes parakalimit të tyre në aksin kryesor të qytetit, të veshur me kostumografinë identifikuese, krijuan një mozaik të këndshëm ngjyrash dhe atmosferë feste.
📍Programi artistik i grupeve konkuruese, erdhi i plotë dhe konform kërkesave të organizatorëve, i ndërthurur me repertor vlerash krijuese dhe interpretuese, duke dëshmuar një cilësi të lartë organizimi dhe vlerësimi të këtij eventi.
📍Me një juri profesionistësh, ky aktivitet, në ditën e dytë që do të mbahet sonte, do të finalizohet me vlerësime dhe çmime për grupet konkuruese, duke u mbështetur në kriteret e vendosura.

Në nisje të edicionit të 10-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Talentet e Reja”, mikprita në zyrë përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse të natës së parë!

Në nisje të edicionit të 10-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Talentet e Reja”, mikprita në zyrë përfaqësuesit e grupeve pjesëmarrëse të natës së parë, me të cilët bashkëndava një bisedë të këndshme mirëseardhjeje.
📍I njoha mbi përgatitjet e bëra për mbarëvajtjen e këtij manifestimi të rëndësishëm kulturor, ku spikat pjesëmarrja e grupeve të shumta artistike nga të gjitha trevat shqipfolëse, si dhe nënvizova vlerat dhe rëndësinë që synon të promovojë dhe të përcjellë ky event mbarëshqiptar.
📍Duke i falënderuar për pjesëmarrjen, i sigurova se nga ana jonë janë marrë të gjitha masat e duhura për një qëndrim sa më të këndshëm të tyre në Pukë.
📍Suksese edicionit të 10-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar “Talentet e Reja” dhe grupeve pjesëmarrëse!

Kampionati Europian i boksit 🥊që do të zhvillohet në Bosnjë-Hercegovinë

📍Në prag të kampionatit europian të boksit 🥊që do të zhvillohet në Bosnjë-Hercegovinë, ekipi kombëtar i boksit U-16, në përbërje të të cilit janë dhe tre sportistë të “Tërbuni Boks” është stërvitur për më shumë se dy javë në Pukë. 🥊
📍Mbështetja për sportin, duke nxitur dhe stimuluar talentet, si dhe duke investuar në objekte dhe infrastrukturë sportive, do të jetë një politikë afatgjarë e jona, e cila synon krahas të tjerave dhe zhvillimin e turizmit sportiv.
🥊Suksese ekipit kombëtar të boksit U-16 në kampionatin europian dhe me sa më shumë medalje për sportistët tanë!🥇🥇

Mirëpritëm pranë ambienteve të bashkisë Pukë përfaqësuesit e shoqatës “Udha e Besimtarëve”

Mikprita në zyrë përfaqësuesit e shoqatës “Udha e Besimtarëve”, respektivisht z. Edmond Ajdini, përgjegjës projektesh; z. Klejton Godo, përgjegjës finance; z. Bashkim Selmani, zbatues projektesh, si dhe z. Artur Shiba, specialist infrastrukture për hapjen e puseve komunitare të ujit, me të cilët bashkëndava një bisedë të këndshme dhe miqësore në frymën e bashkëpunimit dhe të mbështetjes që kjo shoqatë po jep për banorët e Pukës dhe të njësive administrative të saj.