📍Nga puna për përgatitjet e çeljes së sezonit turistik.

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka stolisur ditën e sotme me lule shumëngjyrëshe hapësirat publike dhe mjediset përreth liqenit, duke i dhënë qytetit një panoramë të këndshme dhe relaksuese. 🍀🌸🌷🌼
🏞️Vizitorët e ndryshëm, do gjejnë hapësira publike të gjelbërta dhe shumëngjyrëshe, të mirëmbajtura dhe të pastra, të cilat me mozaikun dhe hijeshinë që krijojnë, ndërthurur me klimën e freskët dhe me mikpritjen e veçantë, e bëjnë Pukën atraktive dhe të lakmueshme për vendas dhe të huaj.

Kreu i Bashkisë Dodaj priti në një takim pune përfaqësuesit e kompanisë Beralb sh.a

Intensifikimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me investitorë strategjik dhe sipërmarrës që operojnë në territorin e Bashkisë Pukë, si dhe dhe krijimi i një klime optimale për të tjerë që duan të investojnë, është padyshim një pikë kthese në qasjen tonë ndaj objektivave afagjatë për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Pukës dhe njësive administrative të saj.

“Sofra Pukjane”, u zhvillua edicioni i 16-të, kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi për drejtuesit, ideatorët dhe kontribuotorët

Prej 16 vitesh me radhë, “Sofra Pukjane”, është jo vetëm manifestimi më i fuqishëm kulturor në qytetin e Pukës, por dhe institucioni më i rëndësishëm kuvendor i bijve dhe bijave të Pukës, që mblidhen dhe bashkohen, për të bashkëbiseduar pa ngarkesën e ndasive të politikës dhe për të përcjellë mesazhet e vlerave që karakterizojnë pukjanët anëkënd vendit