Njoftim – Për këshillim me publikun
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 18 dhe nenit 54 shkronja “dh“, të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“, këshilli bashkiak Pukë, njofton zhvillimin e seancave për këshillim me publikun për diskutimin e projektbuxhetit 2024 dhe programit buxhetor afatmesëm 2024-2026, të Bashkisë Pukë. Njoftim konsultim për PBA 2024-2026 (1)
FPT e programit buxhetor afatmesem 2024-2026
Njoftim për konsultim publik
Titulli i Projekt-aktit : PER NJE SHTESE NE VKB NR 68 DATE 30.12.2022“MIRATIMIN E PROGRAMIT BUXHETOR AFAT MESEM 2023-2025 DHE BUXHETIT TE VITIT 2023 (RIALOKIM FONDESH BUXHETORE)Njoftim per konsultim publik per rialokim fondesh
U zhvillua ne Puke panairi i produkteve bujqësore, blegtorale dhe artizanale të zonës, ku mes qindra qytetarëve, ishin të pranishëm dhe vizitorë të ardhur enkas nga vendet e tjera. Puka Agro-Fest, tashmë është një event kombëtar, përmasat e të cilit shihen dukshëm në fuqinë promocionale, ndaj dhe bashkërisht duhet të angazhohemi për vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta organizative.
Dita e dytë dhe e fundit e edicionit të 9-të të Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar të Talenteve të Reja, solli në skenën e Pallatit të Kulturës “Ndue Shyti”, Pukë, 7 grupe konkuruese, që nga Drenasi e Deçani, Gramshi, Kamza, Mirdita, Lezha dhe Fushë-Arrëzi, të cilët përmes repertorit të tyre, sollën një nivel të lartë artistik interpretues, si dhe afirmuan individë dhe grupe të spikatura që japin sigurinë e duhur të ruajtjes dhe përçimit të mëtejshëm të vlerave tipologjike të trashëgimisë dhe folklorit.