BASHKIA PUKË, NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE

Në zbatim të Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” dhe në përputhje me parimin e transparencës dhe përfshirjes së publikut në proceset vendimmarrëse, Bashkia Pukë njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe organizatat e shoqërisë civile se:

Më datë: 29.04.2026 Ora: 12

Vendi: [Bashkia Puke, salla e keshillit bashkiak

Do të zhvillohet një dëgjesë publike mbi çështjen:

“Për dhenjen ne perdorimi te siperfaqjeve fond pyjore per prodhimin e energjise se rinovueshme nga era me ane te  turbinave Eulike ne malin e Terbunit siperfaqja 28.6 ha.

Ku perfshihen ekonomit Pyjore Terbun ,Livadh-Hamez,Kuzhnen,Gojan-Shkoze)

Qëllimi i kësaj dëgjese është informimi i publikut dhe mbledhja e mendimeve, sugjerimeve apo shqetësimeve të qytetarëve për këtë çështje me rëndësi për komunitetin.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të marrin pjesë.

Për më shumë informacion: (kliko ketu)

Kontakti: email: [email protected] ose [email protected]

Web:[faqja zyrtare e bashkisë : https://bashkiapuke.gov.al

VENDE TE LIRA PUNE. BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE

SHPALLJE PËR  LËVIZJEN  PARALELE  NGRITJEN  NË  DETYRË DHE PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE

Lloji i diplomës : Master Shkencor  në Shkenca Juridike

Në zbatim të ligjit 152/2013, “ Për nëpunësin civil ” i ndryshuar, neni 26  si dhe të Kreut II, III,  të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Nr. 242, datë 18/03/2015, Bashkia Pukë shpall proçedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në  detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civi  për pozicionin ;

 Përgjegjës, në Sektorin e prokurimeve publike dhe çështjeve jurudike

– Kategoria : III- 2

Pozicioni i mësipërm  i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për proçedurën e lëvizjes paralele ! Vetëm në rast se, në përfundim të proçedurës  së levizjes paralele, rezulton  se ky pozicion  është ende  vakant, ai është  i vlefshëm  për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil . (Kliko Ketu shkarko formualrin)

Njoftim i dates 26.05.2025 per mbledhjen e keshillit te dates 03.06.2025

Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke’•  dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. 3 date 26.05.2025, mbledhja e radhes e keshillit Bashkiak Puke dote zhvillohet me daten 03.06.2025 ,ora 13 °0 tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend – dite: Kliko Ketu

Njoftim i dates 11.04.2025 per mbledhjen e keshillit te dates 18.04.2025

Antareve te Keshillit te Bashkise Puke

Ne mbeshtetje te ligjit nr.139/2015, “Per Veteqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a” si dhe te nenit 56 te VKB nr. 14 date 30.06.2020 “Rregullore e funksionimit te Keshillit te Bashkise Puke” dhe ne zbatim te vendimit te kryesise se keshillit nr. 2 date 11 .04.2025, mbledhja e radhes e keshillit Bashkiak Puke do te zhvillohet me  daten  18.04.2025 , ora 13:°° tek salla e Keshillit te Bashkise Puke, me kete rend – dite: (kliko ketu)