𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐥𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐧𝐞̈ 𝐍𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐧𝐞̈ 𝐀𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐆𝐣𝐞𝐠𝐣𝐚𝐧: 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐢𝐦, 𝐝𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫𝐣𝐞 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐩𝐲𝐣𝐨𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤

28 Shtator – Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim

Në kuadër të 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të së Drejtës për Informim, Bashkia Pukë i bashkohet nismës ndërgjegjësuese të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim promovimin dhe forcimin e të drejtës së qytetarëve për t’u informuar mbi veprimtarinë e institucioneve publike.

E drejta për informim është një nga instrumentet themelore për garantimin e transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në jetën publike. Ajo u mundëson qytetarëve të kenë akses në informacionin dhe dokumentacionin publik, duke kontribuar në një marrëdhënie më të hapur dhe më të besueshme ndërmjet institucioneve dhe komunitetit.

Me rastin e kësaj dite, përcillet mesazhi ndërgjegjësues:

“Ti ke të drejtë të informohesh, ne kemi detyrim të përgjigjemi.”

Bashkia Pukë mbetet e angazhuar në respektimin e së drejtës për informim dhe në përmbushjen e detyrimeve ligjore për transparencën e veprimtarisë së institucionit, duke synuar që informacioni publik të jetë sa më i aksesueshëm, i qartë dhe i disponueshëm për qytetarët.

Kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi të drejtën e tyre për të kërkuar informacion dhe, njëkohësisht, për të theksuar përgjegjësinë e institucioneve publike për të garantuar një proces të rregullt, transparent dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

Bashkia Pukë fton qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për informim dhe të jenë pjesë aktive e një administrimi publik transparent dhe llogaridhënës.

Njoftim për mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Pukë – 25 shtator 2026

Anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Pukë

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a”, si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14, datë 30.06.2020, “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë”, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Pukë do të zhvillohet më datë 25.09.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend dite: (kliko këtu).

  • Shënim: Mbledhjet e komisioneve të përhershme të këshillit zhvillohen më datë 24.09.2026, nga ora 12:30 deri në orën 14:00, në zyrën e sekretarit të këshillit.