Këshilli Bashkiak Pukë njofton zhvillimin e mbledhjes së radhës më datë 27.10.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit Bashkiak Pukë.

Anëtarëve të Këshillit të Bashkisë Pukë

Në mbështetje të ligjit nr. 139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, neni 53, pika 3, shkronja “a”, si dhe të nenit 56 të VKB nr. 14, datë 30.06.2020, “Rregullore e funksionimit të Këshillit të Bashkisë Pukë”, mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Pukë do të zhvillohet më datë 27.10.2026, ora 13:30, në sallën e Këshillit të Bashkisë Pukë, me këtë rend dite:

Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 25.09.2026, projektvendimet për dhënien e ndihmës ekonomike për muajt gusht dhe shtator 2026, si dhe projektvendimet për dhënien në përdorim të sipërfaqeve të fondit pyjor e kullosor për ndërtimin e kullave eolike dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme nga era në ekonomitë pyjore Kuzhnen, Livadh-Hamez dhe Tërbun.

Gjithashtu, në rendin e ditës parashikohet shqyrtimi i listës së subjekteve që kërkojnë të njihen si “Posedues jopronarë”, si dhe të planrilevimeve të sipërfaqeve përkatëse në zonat e zhvillimit në territorin e Bashkisë Pukë.

Për më shumë informacion, ftoheni të konsultoni njoftimin e plotë me rendin e ditës. (kliko ketu)