Njoftim për Konsultim Publik për Reformën Administrativo-Territoriale

Bashkia Pukë njofton banorët, grupet e interesit dhe grupet e margjinalizuara për zhvillimin e konsultimit publik lidhur me propozimin për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0. Qëllimi i këtij konsultimi është mbledhja e mendimeve, sugjerimeve dhe rekomandimeve të komunitetit për këtë nismë.
Konsultimet do të zhvillohen gjatë muajit shtator 2026 në njësitë administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz, Qerret dhe Pukë. Sugjerimet dhe komentet me shkrim mund të dërgohen deri më 8 shtator 2026 në adresën e e-mailit [email protected](kliko ketu)
Njësia administrative
Data
Ora
Vendi
Gjegjan
03.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Rrapë
03.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Qelëz
04.09.2026
10:00
Njësia Administrative
Qerret
04.09.2026
12:00
Njësia Administrative
Pukë
07.09.2026
10:00
Salla e Mbledhjeve të Këshillit

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

 

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

 

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të vlerësimit për pozicionin Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë është:

  1. Ana Shurdha

Testimi me shkrim do të zhvillohet me datën 18.08.2026 ora 10.00, në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Për sa më sipër njoftohet kandidati i kualifikuar të respektojnë datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim.

 

Faleminderit për mirëkuptimin! (kliko ketu)

BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Verifikim paraprak: Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të VKM nr.118, datë 05.03.2014, “Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së”, për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:
• Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë.  (kliko ketu)