NJOFTIM PËR MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

BASHKIA PUKË

KËSHILLI BASHKIAK

Nr. 781. prot.                                            Pukë, më 21/04/2017

  1. Lënda:   Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë
  1. Drejtuar: Gjon GJONAJ 

Në zbatim të pikës 2, neni 53 të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, si dhe të nenit 20VKB nr. 60 datë 22.12.2003 “Rregullore e funksionimit të Këshillit Bashkiak”.Me datën 28.04.2017, ora 15:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:

  1. Projekt-vendimit, për miratimin e dhënies se Nd.ekonomike për periudhën 1-30 Prill 2017.
  1. Projekt-vendim, për një ndryshim në VKB nr. 06, datë 23.01.2017, “Miratimi i nivelit të pagave të Administratës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të deleguara për vitit 2017”.
  • Projekt-vendim, për përdorimin e fondit rezervë për vitin 2017.
  1. Projekt-vendim, për miratimin e shitjes së pasurisë nr. 2/71-N1, “Kaponone”.
  1. Projekt-vendim, për miratimin e planit lokal për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta urbane në Bashkinë Pukë.
  1. Shqyrtim kërkesash.

Komisionet e përhershme përkatëse mund te dërgojnë në zyrën e Sekretarit të Këshillit, deri më datën 26.04.2017 ora 900 problemet që mendojnë dhe propozojnë lidhur me rendin e ditës.

Dosjet me materialet e nevojshme sipas rendit të ditës jane të plotësuara, pranë zyres së Sekretarit të Këshillit.

                                                        Duke ju falenderuar për bashkëpunimin,

                                                                              Anton KOLAJ

                                                            ________________

                                                                  S E K R E T A R I

NJOFTIM: SHTYHET SHPERTHIMI TEK FABRIKA E MIELLIT

Ju bëjmë me dije se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shtyr shpërthimin e kontrolluar për prishjen e objektit të ish Fabrikës së Miellit për në oren 15:00. Zona do të jetë e kufizuar që në oren 13:00. Faleminderit për mikuptimin!

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Bashkia Pukë njofton të gjithë të interesuarit se hapet një vend pune, shkrues projektesh në gjuhen angleze.
Kriter: Të jetë diplomuar në fakultetin e gjuhëve të huaja.
Kandidati, kandidatja më e përshtatshe do ti nënshtrohet një trajnimi pranë Ambasadës së BE në Tiranë dhe më pas do të punoj pranë bashkisë si punonjës/e e projektit në fjalë

Të interesuarit të kontaktojne në inbox e faqes tonë për orjentime të mëtejshme
Ju faleminderit!
BASHKIA PUKË

DEGJESE PUBLIKE, DATE 13 PRILL

Bashkia Puke ne kuader te hartimit te planit te menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane me mbeshtetjen e programit per decentralizim dhe zhvillim lokal DLDP, ju fton diten e enjte me 13 prill ne oren 10.30,ne sallen e keshillit bashkiak Puke per degjesen publike te ketij plani jeni te mirpritur

pages-from-degjesa_puke-copy