Njoftohen të gjithë të interesuarit se bashkia Pukë është përzgjedhur një nga tre bashkitë e Republikës së Shqipërisë, nga ana e Projektit të Shërbimeve Mjedisore në ministrinë e Mjedisit.
Për këtë qëllim bashkia Pukë në bashkëpunim me drejtorinë e Programeve të Zhvillimit te Mjedisit: Projekti i Sherbimeve Mjedisore. Strategjia e zhvillimit lokal “LAG-ut” Pukë: ka hapur thirrjen për aplikim për projekte në zërat:
1. Percaktimi i pikave te grumbullimit dhe perpunimit te qumeshtit (baxho).
2. Ngritja e dhomave frigoriferike per ruajtjen e produkteve bujqesore/blegtorale
3. Permiresimi rracor i tufave te te imtave dhe gjedheve.
4. Permiresimi i kullotave blegtorale.
5. Ndertim dhe rehabilitim i lerave ekzistues. Hartezimi i lerave te rehabilituar.
Magazinimi frigoriferik i pemtarise, perpunimi dhe marketimi per frutat e pyllit dhe kerpudhat. Ngritja e pikave te ruajtjes dhe perpunimit te frutave te pyllit. Ngritja e pikave te ruajtjes dhe perpunimit te kerpudhave
6.Pyllezim dhe rehabilitim i 1500 hektare pyje ne te gjithe territorin. Permiresim pyjesh te llojit lis (500 ha), Geshtenje (200 ha) dhe sistemime malore me mur te thate dhe brez betoni.
7.Grumbullimi dhe perpunimi i frutave te pyllit sipas modeleve bashkekohore (dhoma frigoriferike, ambalazhim, baza materiale). Ngritja e pikave te grumbullimit. Ngritja e dhomave frogoferike.
8.Administrimi i bimeve mjeksore (grumbullimi/ trajnimi, kultivimi, magazinimi dhe tregtimi)
9.Studim i situates dhe krijimi i hartave; Krijimi i lerave ne kullotat malore, dhe ndertimi i lerave dhe pritave te reja me mur te thate per veshje
10. Trajnim i te rinjve ne konceptet baze te menaxhimit ne fushen e turizmit
11. Ngritja e nje qendre sportive/palestra ne cdo njesi administrative.
12.Ndertimi i nje kinemaje ne Puke
13.Ndertimi i nje kendi lojrash per femije ne cdo njesi administrative
14. Ngritja e nje qendre sociale per moshen e trete
15.Ngritja e nje qendre sociale per femijet me aftesi ndryshe
Shuma e grandit e detajuar për përfituesit e projekteve në bashkinë Pukë është në vleren e 100 mijë eurove.
Afati I dorëzimit të aplikimieve është deri në fundin e muajit Shkurt 2019.
Të gjithë të interesuariit për informacione të mëtejshme mund të vizitojne faqen e web-site: www.esp-albania.com
Ju faleminderit për mirkuptimin
Bashkia Pukë
Të gjitha leternjoftimet elekronike (kartat e identitetit) që janë prodhuar në periudhën Janar-Qershor 2009 duhet të rinovohen brenda afatit të skadencës së tyre. Në rast se i kalon afati i skadencës që ka të shënuar në karte, ai dokument është i pavlefshëm dhe nuk mund të kryhet asnjë shërbim në të gjitha institucionet shtetërore, si dhe as për të votuar. Duke filluar nga data 1 shkurt e në vazhdim, zyra e aplikimit do të punoje me orare të zgjatura, deri në orën 17:00
Në zbatim të pikës 2, neni 53 të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”, si dhe të nenit 20 të VKB nr. 60 datë 22.12.2003 “Rregullore e funksionimit të Këshillit Bashkiak”.
Me datën 23.01.2019, ora 13:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, bëhet mbledhja e Këshillit Bashkiak me këtë rend dite:
1. Projekt-vendimi për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike për preiudhën 1-31 Janar 2019.
2. Projekt-vendimi për miratimin e pagesës së paaftësisë për preiudhën 1-31 Janar 2019.
3. Projekt-vendimit për miratimin e dhënies së ndihmes ekonomike duke përdorur deri në masën 6% të fondit total të ndihmes ekonomike të muajit Dhjetor 2018.
4. Projekt-vendim për trajtimin me bursë të studentëve që ndjekin për herë të parë një program studimi për vitin 2018-2019.
5. Projekt-vendim për trajtimin me bursë të nxënësve të shkollave të mesme profesionale për vitin shkollor 2018-2019.
6. Projekt-vendim për trajtimin me bursë të nxënësve të akomoduar në konviktin “Ali Bytyqi”
për vitin shkollor 2018-2019.
7. Projekt-vendim për dhënien e titullit qytetar nderi i Bashkisë Pukë.