NJOFTIM PËR FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË TALENTEVE TË REJA

Me datat 6 – 7 dhe 8 Qershor 2019 Puka përjeton një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit, FESTIVALIN MBARËKOMBËTAR TË TALENTEVE TË REJA.
Me pjesmarrjen e rreth 600 artistëve të rinjë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Medvegja dhe Arbëreshët e Italisë, Puka do të jetë në festen e folkut shqiptar.
Bashkia Pukë Ju fton në këtë event të rëndësishëm që organizohet nga QKF Pukë nën kujdesin e bashkisë dhe Ministrise së Kulturës me moderim nga Silvana Braçe.

APEL PËR KUJDESIN NDAJ PYJEVE

Bashkia Pukë nisur nga situata e krijuar në siperfaqet pyjore si pasojë e 🔥zjarreve, shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e banorve në zonat rural, I bën apel të gjithë komunitetit në fshatra që gjatë këtyre ditëve me 💨erëra, të evitojnë🚫djegien e mbetjeve bujqësore, të cila shkaktohen si pasojë e pastrimeve pranverore.
Bashkia e Pukës kupton se përhapja e flakëve nuk është e qëllimshme, por I kujton banorve që edhe në rast pakujdesie ata vihen para përgjegjësisë ligjore për dëmtim të sipërfaqeve pyjore, ndaj për të shmangur këtë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Bashkia Pukë duke shpresuar në mirkuptimin e banorëve në zonat ruralë, kërkon dhe ndihmen e komunitetit të zonës që për çdo rast të njoftoi menjëher 🚒Shërbimin Zjarrfikës në numrin pa pagesë ☎️128
Bashkëpunimi juaj vlen shumë që flakët të shuhen pa shkaktuar dëme masive.
Ndërkoh lidhur me zjarrin më të fundit shkaktuar në pyjet pranë fshatit Shkozë, njësia administrative Gjegjan fal ndërhyrjes së shpejt të shërbimeve tona, zjarri është vën nën kontroll.