Bashkia Pukë njofton grupet e interesit, komunitetin dhe të gjithë qytetarët e interesuar për zhvillimin e një konsultimi publik lidhur me dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.
Konsultimi synon të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit në procesin e vendimmarrjes dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të paraqesin mendimet, vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë çështje, e cila do të shqyrtohet nga Këshilli Bashkiak Pukë. Konsultimi zhvillohet në përputhje me kuadrin ligjor për vetëqeverisjen vendore dhe konsultimin publik.
Takimet publike do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
|
Njësia/Vendi
|
Data
|
Ora
|
|---|---|---|
|
Njësia Administrative Pukë – Kodër Hani
|
09.09.2026
|
17:00
|
|
Njësia Administrative Qerret
|
09.09.2026
|
11:00
|
|
Njësia Administrative Gjegjan – Shkozë
|
10.09.2026
|
10:00
|
|
Njësia Administrative Gjegjan – Gojan i madh
|
10.09.2026
|
11:00
|
Konsultimi lidhet me ekonomitë pyjore “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të paraqesin sugjerimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në ditën e zhvillimit të konsultimit.
Për më shumë informacion, kontaktoni Bashkinë Pukë në adresën [email protected] ose vizitoni faqen zyrtare www.bashkiapuke.gov.al. (Kliko ketu)
