Shpërndaje që të njoftohen të gjithë!
🔴Të nderuar banorë të bashkisë Pukë po kalojmë ditë të vështira, por me ndihmen e ZOTIT, jo të pamundura.
🔴Të vën përball një situate ku shumë nga ju shkruani se jeni në vështirësi për ushqime, ne sot kemi ndërmarr një tjetër nismë.
🔴Nga e Hëna, bashkia do i përgjigjet çdo familje që ka nevojë për blerjen e ushqimeve, apo artikuj të tjerë duke i dërguar sipas porosisë në banesë bashkë me faturen përkatëse që do e mbuloj porositësi.
🔴I gjithë shërbimi do të mbulohet nga bashkia Pukë me zero kosto për transportin sado larg që të jetë.
🗣Por si do veprohet?!
👉Nëse Ju keni nevojë të bleni diçka kontaktoni kryeplakun ose Administratorin e Njësisë Administrative ku jeton.
👉Porosit çfarë ke nevojë dhe shërbimin do e kryej bashkia.
👉Çdo produkt do të shoqërohet me faturen e dyqanit që në momentin e mbërritjes të porosisë ju duhet ta paguani.
👉Nëse ju keni preferencë për dyqanin ku dëshironi të bleni kto produkte, sigurisht kjo është e mundur.
🔴Kjo sigurisht është një mundësi për ata që ngren pretendimi se nuk mund të dalin për të blerë.
🔴Ndërkohë ne do të vazhdojmë të asisitojmë me ndihmë në ushqime dhe detergjent ata që kanë përcaktuar në aktet normative, qeveria shqiptare, ashtu siç do ndihmojmë për shperndarjen e medikamenteve dhe krijimin e mundësive të tjera lehtësuese.
Bashkë ne mund t’ja dalim!