Situata për Bashkinë Pukë paraqitet si më poshtë:
Gjatë natës së 26 Nëntorit si pasojë e tërmetit të rënë nuk kemi pasur raste të humbjes së jetës së njerëzve dhe plagosje por janë konstatuar këto probleme.
- Qyteti Pukë:
Janë dëmtuar oxhaqe dhe çati përgjatë rrugës kryesore të qyteti, ku është ndërhyrë menjëherë nga Drejtoria e Shërbimeve për riparimin e tyre.
Dëmtime në pallatin nr.21 në qendër të qytetit Pukë, ka plasaritje diagonale në katin përdhe ka çarje në dy kollona te pallatit. Pallati është 4 katësh, ka plasaritje në muret e brëndshme të dy familjeve që jetojnë në katin e dytë si dhe në dy katet e para korridoreve, kërkohet verifikim i specializuar me eksperte për sigurinë e këtij pallati. Dëmtime në pallatin nr. 49 në qytetin Puke plasaritje të ndryshme diagonale pallati është 5 katësh, gjithsej banojnë 15 familje, të gjitha hyrjet kanë cedime sidomos diagonale dhe mbi dyer dhe dritare kanë krisje. Kërkohet verifikim nga eksperte të specializuar për sigurine e këtij pallati.Pallati nr. 35 ka plasaritje të kollonave të jashtme në lagjen sipër muzeut, kërkohet verifikim nga eksperte të specializuar për sigurine e pallatit.
- Njësia Administrative Gjegjan
Nuk ka pasur raste të konstatuara dëmesh nga tërmeti.
- Njësia Administrative Qelez
Ka pasur 7 raste, shtëpi të dëmtuara kryesisht plasaritje muresh, dyshemeje oxhaqesh, kollonash, dhe mure mbajtëse por pa rrezik për jeten e banoreve, informacioni është përcjell në kohe reale dhe me foto.
- Njësia Administrative Luf – Qerret
Janë konstatuar 6 raste të demtimit të shtëpive kryesisht në çarje muresh, plasaritje muresh. Një shtëpi edhe si pasoje e amortizimit ka pësuar shembje të murit anësor duke e bër atë të pabanueshme. Informacioni është përcjell në kohe reale gjatë verifikimit me foto.
- Njësia Administrative Rrape
Janë verifikuar 2 raste dëmtimi banesash, ku njera prej tyre është e pabanueshme si pasoje e shembjes së murit anësor por edhe amortizimit qe kishte banesa.
Për rastet e demtimit të pallateve në qytetin Pukë dhe 2 banesave në Njesitë Administrative kërkohet verifikim i eksperteve të fushës për sigurinë e jetës së banoreve. Verifikimet e problematikave vazhdojnë pasi kemi kërkesa të shumta nga qytetaret për deme material dhe deme në banesa.