Masa 1: ”Investime në asete fizike në fermat bujqësore”
- Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 1 do të ketë këta kufij:
- Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO
- Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 500,000 EURO
- Intesiteti i ndihmës nën Masën 1 është:
- deri në 60% të totalit të kostove të pranueshme të investimit
- deri në 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç në datën e marrjes së vendimit për dhënien e mbështetjes)
- deri në 70% për investimet në zona malore, ku 100 % e investimit duhet të jetë ne zonë malore (shiko listën e zonave malore në Aneksin 7)
Masa3:”Investime në asete fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe të peshkimit”
- Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 3 do të ketë këta kufij:
- Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 25,000 EURO
- Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 2,000,000 EURO
- Intesiteti i ndihmës nën Masën 3 është i barabartë me 50% të totalit të kostove të pranueshme të investimit.
Masa 7: “Diversifikimi i Fermave dhe Zhvillimi i Biznesit”
- Totali i shpenzimeve të pranueshme nën Masën 7 do të ketë këta kufij:
- Shuma minimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 10,000 EURO
- Shuma maksimale e totalit të shpenzimeve të pranueshme: 400,000 EURO
- Intesiteti i ndihmës nën Masën 7 është i barabartë me 65% të totalit të kostove të pranueshme të investimit.