Njoftim për Konsultim Publik për Përdorimin e Fondit Pyjor për Instalimin e Turbinave Eolike

Bashkia Pukë njofton grupet e interesit, komunitetin dhe të gjithë qytetarët e interesuar për zhvillimin e një konsultimi publik lidhur me dhënien në përdorim të fondit pyjor publik për vendosjen e stacioneve dhe bazamenteve për instalimin e turbinave eolike, me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.
Konsultimi synon të sigurojë pjesëmarrjen e komunitetit në procesin e vendimmarrjes dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të paraqesin mendimet, vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet e tyre lidhur me këtë çështje, e cila do të shqyrtohet nga Këshilli Bashkiak Pukë. Konsultimi zhvillohet në përputhje me kuadrin ligjor për vetëqeverisjen vendore dhe konsultimin publik.
Takimet publike do të zhvillohen sipas këtij kalendari:
Njësia/Vendi
Data
Ora
Njësia Administrative Pukë – Kodër Hani
09.09.2026
17:00
Njësia Administrative Qerret
09.09.2026
11:00
Njësia Administrative Gjegjan – Shkozë
10.09.2026
10:00
Njësia Administrative Gjegjan – Gojan i madh
10.09.2026
11:00
Konsultimi lidhet me ekonomitë pyjore “Tërbun”, “Livadh-Hamëz”, “Kuzhnen”, “Gojan-Shkozë” dhe “Gomsiqe”. Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë dhe të paraqesin sugjerimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre në ditën e zhvillimit të konsultimit.
Për më shumë informacion, kontaktoni Bashkinë Pukë në adresën [email protected] ose vizitoni faqen zyrtare www.bashkiapuke.gov.al. (Kliko ketu)

BASHKIA PUKË DREJTORIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, të VKM nr.118, datë 05.03.2014, Për Procedurat e Emërimit, Rekrutimit, Menaxhimit dhe Përfundimit të Marrëdhënies në Shërbimin Civil të Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues dhe të Anëtarëve të TND-së”, për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Pukë, Kategoria e Pagës: I-5

Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të fazës së dytë (testimi me shkrim), për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e tretë të vlerësimit ( intervista e strukturuar me gojë) për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, është:

  1. Ana Shurdha  (kliko ketu)