📢 NJOFTIM PËR SHTYRJEN E DËGJESAVE PUBLIKE

Për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga vatrat e zjarrit në Fushë-Lumë dhe në zonën e Koder Hanit, Bashkia Pukë njofton shtyrjen e dëgjesave publike të parashikuara në kuadër të konsultimit publik për Planin e Përgjithshëm Vendor.

🔥 Angazhimi ynë aktual është në terren, për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve.

Për këtë arsye, dëgjesat publike do të zhvillohen në një datë tjetër, e cila do të njoftohet në vijim.

📍 Njësia Administrative Pukë (Kodër Hani)
📅 Data e re do të njoftohet

📍 Njësia Administrative Gjegjan
📅 Data e re do të njoftohet

🙏 Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin në këtë situatë, ndërsa strukturat e Bashkisë Pukë vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e komunitetit. (klikoi ketu)

📩 Për më shumë informacion:
Email: [email protected]
🌐 Web: Faqja zyrtare e Bashkisë Pukë