BASHKIA PUKË BËN THIRRJE SUBJEKTEVE POLITIKE PËR RESPEKTIMIN E RREGULLAVE E FUNKSIONIMIT TË QYTETIT

Nisur nga situata e krijuar, sot rreth mesditës në rrugen kryesore të qytetit të Pukës, ku disa automjete, në mbështetje të një subjekti politik u parkuan në mes të rrugës kryesore të qytetit duke krijuar një situatë të pazakontë për një qytet si Puka, bashkia Pukë ju bën thirrje të gjithë subjekteve politike:Ju lutem respektoni rregullat e funksionimit të qytetit. Puka është e të gjithve dhe nuk mund të mbetet peng i subjekteve politike, të cilat së pari duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat e funksionimit të qytetit.

MAJA E MURGËS, NJË NDËR DESTINACIONET TURISTIKE QË OFRON PUKA

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.
Rreth 20 km rrugë nga qyteti i Pukës, 600 meter lartësi, pjesë territoriale e Njësisë Administrative Qelzës, konkretisht mbi fshatin Buzhalë, ofron pamje mahnitëse.
Në vetëm 2 muaj Maja e Murgës, nga ku shikohet liqeni i Komanit, është vizituar nga 500 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova.
Maja Murgës është vendi më mahnitës për foto të veçanta.

AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL SHPALL THIRRJEN PËR APLIKIME, SKEMA KOMBETARE

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural shpall thirrrjen për aplikime nga fondet
mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural (nga data 24.03.2021 deri me date 15.04.2021).
Aplikimet do të bëhen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Për informacion të metejshem mbi masat mbështetëse dhe menyren e aplikimit mund të drejtoheni në zyren e Agropikës, pranë bashkisë Pukë. Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/fridakrifca1/videos/227500035780992