MINISTRI KLOSI NË PUKË:16 MIJË FIDAN GESHTENJE DO TË MBILLEN NË FSHATIN KORTHPUL

Fal një studimit të Drejtorise së Shërbimit Pyjor në bashkinë e Pukës,16 mijë fidanë të rinj gështenje po kultivohen në fshatin Korthpul të njësisë administrative Qerret. Projekti po mbështet nga programi hollandez, CNVP në kuadër të nismes për gjelbërimin e vendit.
Për këtë qëllim Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i shoqëruar nga nënkryetari i bashkisë Pukë, Mustaf Kopani,ekspert të fushës, dhe autoritete të tjera vendore ishte në Korthpul për të finalizuar mbjelljen e 4 mijë fidanëve të parë.

RIVITALIZIMI I LIQENIT, NJË ATRAKSION I RI PËR PUKËN

Rivitalizimi i Liqenit të qytetit të Pukës, i shton Pukës një tjetër atraksion për vendasit dhe pushuesit.
Ky investim vjen në kuadër të Rilindjes Urbane në qytetin e Pukës. Rivitalizimi i Liqenit, i harmonizuar dhe me parkun e lojrave të aventurës pritet të kthej Puken brenda Verës së ardhshme në një destinacion turistik. Për më tepër klikoni në vidion e mëposhtme.

BASHKIA PUKE MERR MASA PËR SITUATËN E KRIJUAR NGA RESHJET E DËBORËS

Bashkia e Pukës ka angazhuar mjetet për mbajtjen hapur të rrugëve duke qenë se reshjet e Borës viojnë me intensitet.  Aktualisht në territorin e bashkisë Pukë nuk ka asnjë rrugë të paqarkullueshme, ndërkoh që në aksin nacional Pukë-Fushë Arrëz kemi kërkuar intensitet të punës nga ana e kompanisë që mirmban rrugen, pasi në disa pjëse rruga është e rreshqitshme, kjo nisur dhe nga ankesat e drejtuesve të mjeteve. Për më tepër shikoni vidion e mëposhtme.