Në kuadër të projektit “To Be Ready” Shqipërisë i janë dhuruar tre mjete me kilometrazh zero, të specializuara për fikjen e zjarreve në terrene të vështira. Një prej këtyre mjeteve i është akorduar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bashkisë Pukë.
Kryebashkiaku Gjonaj i shoqëruar nga zv.kryetarja, Ershela Gjoni, drejtori Juridik, Endrit Kraja dhe shefi i Emergjencave Civile në bashki, Behar Ademi, i dorëzuan këtë mëngjes mjetin shefit të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë, Agron Hadroj.
Kreu i bashkisë, z.Gjonaj gjatë një bashkbisedimi të shkurtër me efektivët e Shërbimit Zjarrfikës, premtoi dhe një tjetër automjet zjarrfikës me kapacitete të mëdha, i cili pritet të mbërrij s’shpejti
Puka është bashkia me sipërfaqen më të madhe pyjore në Shqipëri dhe për pasojë shënohen dhe raste të zjarreve në sipërfaqet pyjore, që vitet e fundit fal punës, sensibilizimit, por dhe ndërgjegjësimit të qytetarve, kanë ardhur gjithnjë në rënje.