Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe të
Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese,” për procedurat e shpallura për
konkurim për pozicionin:
Përgjegjës, në Sektorin e Prokurimeve Publike dhe Çështjeve Juridike, Kategoria: III- 2
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit
paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicioni i mësipërm është i hapur për procedurën e ngritjes në detyrë. (kliko ketu)
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË, PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E LARTË DREJTUESE
“SEKRETARE E PËRGJITHSHME E BASHKISË”
Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 118, datë 05.03.2014“PËR PROCEDURAT E EMËRIMIT, REKRUTIMIT, MENAXHIMIT DHE PËRFUNDIMIT TË MARRËDHËNIES NË SHËRBIMIN CIVIL TË NËPUNËSVE CIVILË TË NIVELIT TË LARTË DREJTUES DHE TË ANËTARËVE TË TND-SË” i ndryshuar, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Pukë shpall proçedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil për pozicionin:
Plotësimi i pozicionit më sipër bëhet nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë. Ky pozicion pune është vendosur të jetë i hapur edhe për kandidatë të tjerë që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendin e lirë (në zbatim të nenin 32/1) ligji nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar.
Për të tre procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë dhe pranim nga jashtë në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë. (Kliko ketu)
SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIMIN NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E ULËT DREJTUESE
Lloji i diplomës : Master Shkencor në Shkenca Sociale dhe shkenca ekonomike
Në zbatim të ligjit 152/2013, “ Për nëpunësin civil ” i ndryshuar, neni 26 si dhe të Kreut II, III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave,Nr. 242, datë 18/03/2015, Bashkia Pukë shpall proçedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civi për pozicionin ;
– Kategoria : III- 2
Pozicioni i mësipërm i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategorie për proçedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se, në përfundim të proçedurës së levizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet proçedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil .
Për të tre procedurat (lëvizje paralele, ngritja në detyrë dhe pranimi nga jashtë shërbimit civil ) aplikohet në të njëjtën kohë. (kliko ketu)
SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL, LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Lloji i diplomës “Inxhinieri Agrare”, “Zhvillim rural”, “Shkenca mjedisore”, Shkenca Pyjore, niveli minimal i diplomës “Bachelor” ose “Master Shkencor/Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, i ndryshuar, Bashkia Pukë, shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionin:
Specialist për bujqësinë dhe administrimin e tokave buqjësore
(Kategoria e pagës IV-3)
Drejtoria e Menaxhimit të Pyjeve, Kullotave dhe Bujqësisë (kliko ketu)