Me ftesë të z. Elmi Berisha, kryetar i “Vatrës” , sot pata kënaqësinë të jem në një takim sa vëllazëror, aq dhe frytdhënës, me përfaqësues dhe anëtarë të kësaj federate.
📍Plani i masave për menaxhimin e zjarreve, vijueshmëria e punës dhe aspekte të tjera organizative që lidhen me mbarëvajtjen, ishin fokusi i takimit të organizuar ditën e djeshme në drejtorinë e menaxhimit të pyjeve, kullotave dhe bujqësisë.
📍Njësia Administrative Gjegjan është përfshirë nga reshje të dendura shiu, ku si pasojë e tyre kemi rrëshqitje të dherave dhe gurëve, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Gjegjan-Mirditë.
Prej dy ditësh ka mbërritur në qytetin tonë ekipi durrsak i FK Teutës, i cili ka nisur fazën dyjavore stërvitore, duke zgjedhur Pukën si destinacionin ideal.
Kampi Veror “Dorë për dore”🌟 Me energjinë e lojërave, ngjyrave dhe atmosferës që japin fëmijët e kampit veror të Qendrës Komunitare Pukë, ju uroj një ditë të mbarë dhe të freskët kudo që ndodheni!