BASHKIA PUKË, VERIFIKIM PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionin:

  • Specialist i tatim-taksave (një pozicion i lirë) në Sektorin e Tatim-Taksave, Drejtoria e Menaxhimit Financiar, kategoria e pagës IV-3 .

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin e mësipërm ka 1 kandidaturë të përzgjedhur.

1. Nail Alija

Për sa më sipër njoftohet kandidati se intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet me datë 06.11.2025, ora 10.00 në ambientet e Bashkisë Pukë (Salla e mbledhjeve të Këshilli Bashkiak).

Në zbatim të nenit 25 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, si dhe si dhe të Kreut VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhen e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive,” për procedurat e shpallura për konkurim për pozicionet:

  • Specialist i emergjencave civile (një pozicion i lirë), Sektori i Emergjencave Civile, Drejtoria e Shërbimeve Publime dhe Emergjencave, Bashkia Pukë-kategoria IV-3.
  • Specialistë ndërtimi ( tre pzocione të lira ) në Sektorin e Planifikimit Urban, Drejtoria e Planifikimit të Territorit dhe Investimeve Publike, kategoria e pagës IV-3.
  •  Specialistë integrimi, (tre pozicione të lira) në Drejtorinë e Zhvillmit të Turizmit, kategoria e pagës IV-3 .

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Bashkinë Pukë, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të publikuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionet e mësipërme nuk ka kandidatura të përzgjedhura.

Për sa më sipër njoftojmë kandidatët se pozicionet e mësipërme janë të hapura për procedurën e pranimit në sherbimin civil.

(kliko ketu)

NJOFTIM BASHKIA PUKË, VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Vendimin nr.503, datë 01.8.2024 Për disa ndryshime në vendimin nr.328, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për klasifikimin e funksioneve, grupimin e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, për efekt page, dhe caktimin e kufijve të pagave të funksionarëve të zgjedhur e të emëruar, të nëpunësve  civilë e të punonjësve administrativë të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore”, VKM nr.108, datë 26.02.2014 “Për Planin Vjetor të Pranimit në Shërbimin Civil”; Vendimit nr. 13, datë 23.12.2024 të kryetarit të Bashkisë Pukë “Për miratimin e organigramës dhe strukturës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, institucioneve të varësisë dhe funksioneve të deleguara për vitin 2025”, VKB nr. 05, datë 25.02.2025, ‘Për miratimin e Nivelit të Pagave të Administratës së Bashkisë Pukë, Njësive Administrative, Institucioneve të Varësisë dhe Funksioneve të Deleguara për vitin 2025”, Vendimit nr.12, datë 25.07.2025 “Për Miratimin e Planit Vjetor të Panimit në Shërbimin Civil për vitin 2025 në Bashkinë Pukë’, Vendimit nr. 13, datë 25.07.2025 ‘Për shpalljen e vendeve të lira në adminstratën e Bashkisë Pukë”,  Bashkia Pukë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet: