Nisur nga situata e krijuar, sot rreth mesditës në rrugen kryesore të qytetit të Pukës, ku disa automjete, në mbështetje të një subjekti politik u parkuan në mes të rrugës kryesore të qytetit duke krijuar një situatë të pazakontë për një qytet si Puka, bashkia Pukë ju bën thirrje të gjithë subjekteve politike:Ju lutem respektoni rregullat e funksionimit të qytetit. Puka është e të gjithve dhe nuk mund të mbetet peng i subjekteve politike, të cilat së pari duhet të respektojnë ligjin dhe rregullat e funksionimit të qytetit.
Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.
Rreth 20 km rrugë nga qyteti i Pukës, 600 meter lartësi, pjesë territoriale e Njësisë Administrative Qelzës, konkretisht mbi fshatin Buzhalë, ofron pamje mahnitëse.
Në vetëm 2 muaj Maja e Murgës, nga ku shikohet liqeni i Komanit, është vizituar nga 500 vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova.
Maja Murgës është vendi më mahnitës për foto të veçanta.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural shpall thirrrjen për aplikime nga fondet
mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural (nga data 24.03.2021 deri me date 15.04.2021).
Aplikimet do të bëhen online nëpërmjet portalit e-Albania.
Për informacion të metejshem mbi masat mbështetëse dhe menyren e aplikimit mund të drejtoheni në zyren e Agropikës, pranë bashkisë Pukë. Për më tepër klikoni në link: https://www.facebook.com/fridakrifca1/videos/227500035780992
Të dashura nëna dhe motra,më lejoni që në këtë 8 Mars t’ju përcjell urimet e përzemërta me shpresë dhe dëshirë se jeni mirë.Sot është dita e të drejtave tuaja, ndaj uroj që më shumë, kjo ditë të na shërbej si dita e sensibilizimit për të drejtat tuaja sublime, për më shumë respekt në familje, shoqëri dhe vendet tuaja të punës.