NJOFTIM PËR FAMILJET PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE

Këtë jave fillon procedura e aplikimit për ndihmë ekonomike për muajin Prill 2020, Ju sqarojmë se nuk do të këtë penalizime për deklaraten 3 mujore ( pra ju lutemi të mos paraqiten familjet përfituese në situatën e karantinës për të nënshkruar deklaraten 3-mujore), si dhe nuk do të këtë penalizime për mosparaqitje në zyrat e punës dhe për viziten në shtëpi.
Ju lutemi perdorni mjete alternative komunikimi për Ne, në mënyrë që të mos krijohen grumbullime njerëzish në këte situatë.

Nese do të këtë familje të reja që duan të aplikojne në muajin Prill , do të informoheni në vijim për proçedurat.

Qëndroni në shtëpi!

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR SITUATËN E KRIJUAR

Shpërndaje që të njoftohen të gjithë!

🔴Të nderuar banorë të bashkisë Pukë po kalojmë ditë të vështira, por me ndihmen e ZOTIT, jo të pamundura.
🔴Të vën përball një situate ku shumë nga ju shkruani se jeni në vështirësi për ushqime, ne sot kemi ndërmarr një tjetër nismë.
🔴Nga e Hëna, bashkia do i përgjigjet çdo familje që ka nevojë për blerjen e ushqimeve, apo artikuj të tjerë duke i dërguar sipas porosisë në banesë bashkë me faturen përkatëse që do e mbuloj porositësi.
🔴I gjithë shërbimi do të mbulohet nga bashkia Pukë me zero kosto për transportin sado larg që të jetë.

🗣Por si do veprohet?!
👉Nëse Ju keni nevojë të bleni diçka kontaktoni kryeplakun ose Administratorin e Njësisë Administrative ku jeton.
👉Porosit çfarë ke nevojë dhe shërbimin do e kryej bashkia.
👉Çdo produkt do të shoqërohet me faturen e dyqanit që në momentin e mbërritjes të porosisë ju duhet ta paguani.
👉Nëse ju keni preferencë për dyqanin ku dëshironi të bleni kto produkte, sigurisht kjo është e mundur.

🔴Kjo sigurisht është një mundësi për ata që ngren pretendimi se nuk mund të dalin për të blerë.
🔴Ndërkohë ne do të vazhdojmë të asisitojmë me ndihmë në ushqime dhe detergjent ata që kanë përcaktuar në aktet normative, qeveria shqiptare, ashtu siç do ndihmojmë për shperndarjen e medikamenteve dhe krijimin e mundësive të tjera lehtësuese.
Bashkë ne mund t’ja dalim!

NJOFTIM PËR STUDIMIN DHE MIRATIMIN E PAKETËS FISKALE 2020

Bashkia Pukë në kuadër të studimit, miratimit së Paketës Fiskale 2020, njofton:

Me datë 12 Dhjetor ditën e Enjte, ora 11:00 organizon një diskutim të hapur me grupet e interest në sallën e mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Pukë.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre tregtare në territorin e Bashkisë Pukë;
1. Qytetarë, specialist të ekonomisë
2. Anetarët e Këshillit të Bashkisë Pukë
3. Drejtues të Institucioneve etj
Në takim do të prezantohen ndryshimet ligjore, nivelet e taksave e të tarifave nga specialist të Bashkisë Pukë;
Diskutime e mendime të grupeve të interest.
Pjesmarrja juaj do të ndihmojë në hartimin e miratimin e një Pakete sa me efikase e në ndihmë të kryerjes së shërbimeve ndaj qytetareve nga të ardhurat që do arkëtohen nga bizneset.

Ju mirëpresim !

INFORMACION PËR SITUATËN PAS TËRMETIT NË TERRITORIN E BASHKISË PUKË

Situata për Bashkinë Pukë paraqitet si më poshtë:

Gjatë natës së 26 Nëntorit si pasojë e tërmetit të rënë nuk kemi pasur raste të humbjes së jetës së njerëzve dhe plagosje por janë konstatuar këto probleme.

  1. Qyteti Pukë:
    Janë dëmtuar oxhaqe dhe çati përgjatë rrugës kryesore të qyteti, ku është ndërhyrë menjëherë nga Drejtoria e Shërbimeve për riparimin e tyre.
    Dëmtime në pallatin nr.21 në qendër të qytetit Pukë, ka plasaritje diagonale në katin përdhe ka çarje në dy kollona te pallatit. Pallati është 4 katësh, ka plasaritje në muret e brëndshme të dy familjeve që jetojnë në katin e dytë si dhe në dy katet e para korridoreve, kërkohet verifikim i specializuar me eksperte për sigurinë e këtij pallati. Dëmtime në pallatin nr. 49 në qytetin Puke plasaritje të ndryshme diagonale pallati është 5 katësh, gjithsej banojnë 15 familje, të gjitha hyrjet kanë cedime sidomos diagonale dhe mbi dyer dhe dritare kanë krisje. Kërkohet verifikim nga eksperte të specializuar për sigurine e këtij pallati.Pallati nr. 35 ka plasaritje të kollonave të jashtme në lagjen sipër muzeut, kërkohet verifikim nga eksperte të specializuar për sigurine e pallatit.
  1. Njësia Administrative Gjegjan
    Nuk ka pasur raste të konstatuara dëmesh nga tërmeti.
  1. Njësia Administrative Qelez
    Ka pasur 7 raste, shtëpi të dëmtuara kryesisht plasaritje muresh, dyshemeje oxhaqesh, kollonash, dhe mure mbajtëse por pa rrezik për jeten e banoreve, informacioni është përcjell në kohe reale dhe me foto.
  1. Njësia Administrative Luf – Qerret
    Janë konstatuar 6 raste të demtimit të shtëpive kryesisht në çarje muresh, plasaritje muresh. Një shtëpi edhe si pasoje e amortizimit ka pësuar shembje të murit anësor duke e bër atë të pabanueshme. Informacioni është përcjell në kohe reale gjatë verifikimit me foto.
  1. Njësia Administrative Rrape
    Janë verifikuar 2 raste dëmtimi banesash, ku njera prej tyre është e pabanueshme si pasoje e shembjes së murit anësor por edhe amortizimit qe kishte banesa.

Për rastet e demtimit të pallateve në qytetin Pukë dhe 2 banesave në Njesitë Administrative kërkohet verifikim i eksperteve të fushës për sigurinë e jetës së banoreve. Verifikimet e problematikave vazhdojnë pasi kemi kërkesa të shumta nga qytetaret për deme material dhe deme në banesa.

NJOFTIM PËR PËRFITIMIN E BURSAVE E TË PAGESAVE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE

Të nderuar qytetarë!

Bazuar në VKM Nr.666, datë 10.10.2019 për “Kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike”, kanë filluar aplikimet për #bursë për nxënësit e vitit të parë të shkollave të mesme profesionale.

Afati përfundimtar për plotësimin e dokumentave është data 01.12.2019.

Aplikimi bëhet pranë Sektorit te Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Bashkia Pukë.

1. Nxënësit, të cilët ndjekin studimet në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, mund të përfitojnë bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim nga buxheti vjetor i miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

2. Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon:

2.1. Kriteri ekonomik:

a) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike;
b) Nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr.1, dhe që akomodohen në konvikte publike;
c) Nxënësit, fëmijë të familjeve në nevojë, me ndikim në uljen e nivelit të “braktisjes shkollore”, që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.

2.2. Kriteri i rezultateve të arritura:

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë).

2.3. Kriteri joekonomik:

a) Nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;
b) Nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;
c) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;
ç) Nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;
d) Nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;
dh) Nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;
e) Nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;
ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë
humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
f) Nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;
g) Nxënësit me një prind.

Në fillim të çdo viti shkollor, por jo më vonë se muaji nëntor i çdo viti, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike, për këto kategori nxënësish, duhet të dërgojnë në institucionet arsimore ku ata ndjekin procesin mësimor si dhe në njësitë e vetëqeverisjes vendore përkatëse listën e nxënësve përfitues sipas pikës 2.3 të këtij vendimi.

2.4. Kriteri i degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm:

a) Nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit;
b) Nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.

3. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj kur:

a) janë ndarë nga trungu familjar;
b) familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;
c) deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, për uljen e nivelit të braktisjes shkollore, për nxënësit që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare nuk ndjekin arsimimin, miratojnë bursa financiare me përfitues nxënësit, fëmijë të familjeve në nevojë, pas konfirmimit nga mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës për frekuentimin e procesit mësimor, si dhe nga zyra vendore e arsimit parauniversitar.

5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, për kategorinë e nxënësve që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare nuk ndjekin arsimin bazë, dhe për uljen e braktisjes shkollore të arsimit bazë, mund të miratojnë dhe të shpërndajnë bursa edhe nga fondet e veta ose nga fondet buxhetore të përfituara në formën e transfertës së pakushtëzuar.

6. Ministria përgjegjëse për arsimin, në fillim të çdo viti shkollor, në konsultim me institucionet arsimore, harton planin e shpërndarjes së bursave për nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilin e dërgon në njësitë e vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se muaji tetor.

7. Ministria përgjegjëse për arsimin profesional, në fillim të çdo viti shkollor, në konsultim me ofruesit publikë të arsimit profesional, harton planin e shpërndarjes së bursave për hyrjet e reja (në vitin e parë), të cilin e dërgon në njësitë e vetëqeverisjes vendore, jo më vonë se muaji tetor.

8. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, bazuar në planin e përcaktuar sipas pikës 6, të këtij vendimi, me vendim të këshillit bashkiak, miratojnë dhënien e bursave, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4, të këtij vendimi.

9. Bursat e nxënësve për vitin e parë (klasën e 10) shqyrtohen dhe miratohen nga këshilli bashkiak, sipas vendbanimit të përhershëm të prindit/nxënësit, përfitues të kuotës financiare/kuotës ushqimore (bursës).

10. Nxënësit, të cilët kanë përfituar bursë vitin e parë (klasën e 10) me vendim të këshillit bashkiak ku ata kanë vendbanimin e përhershëm, të cilëve nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk rezultojnë mbetës, e përfitojnë bursën deri në përfundim të viteve të shkollimit.

11. Nxënësit e shkollave profesionale, të cilët ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, dhe nxënëset (vajza), sipas shkronjës “f”, të pikës 2.3, të cilët kanë përfituar bursë në vitin e parë dhe në vitin shkollor paraardhës nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në përfundim të viteve të shkollimit.

12. Të gjithë nxënësit/prindërit dhe drejtoritë e shkollave profesionale, për nxënësit që regjistrohen për herë në klasën e 10, të cilët përfitojnë bursë sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4, të këtij vendimi, i dërgojnë zyrtarisht kërkesat për miratimin e bursës në njësitë e vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të përhershëm të nxënësit.

13. Nxënësit, të cilët gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës mësimore kanë përfituar bursë nga njësia e vetëqeverisjes vendore, e përfitojnë atë edhe gjatë periudhës së zhvillimit të praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose të kuotës financiare, në emër të prindit/prindërve ose të përfaqësuesit ligjor, për llogari të nxënësve, të çelur pranë bankave të nivelit të dytë.

14. Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet t’u dërgojnë zyrtarisht, jo më vonë se muaji dhjetor i çdo viti, drejtorive të shkollave të arsimit profesional dhe zyrave vendore të arsimit parauniversitar vendimet për dhënien e bursave, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

15. Njësitë e vetëqeverisjes vendore duhet të raportojnë zyrtarisht, çdo tre muaj, pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin për fondet buxhetore të shpenzuara dhe numrin e nxënësve të arsimit parauniversitar dhe të arsimit profesional, që trajtohen me kuota ushqimore në konvikte dhe bursa.

16. Për nxënësit, të cilët kanë përfituar bursë, drejtorët e shkollave të arsimit profesional si dhe të shkollave të tjera të arsimit parauniversitar dërgojnë zyrtarisht, në datën 5 të çdo muaji, pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, informacion për frekuentimin e shkollës/praktikës profesionale nga nxënësit që përfitojnë bursë.

17. Nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë, përfitojnë çdo vit, falas, veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të ndryshme, që ofrojnë institucionet shtetërore.

18. Nxënësve, të cilët kanë përfituar statusin ligjor të jetimit, invalidit paraplegjik, tetraplegjik, statusin ligjor të personave që nuk shikojnë, të personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen falas akomodimi/fjetja, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet pas paraqitjes së librezës, kartës shëndetësore dhe epikrizës, nga qendra spitalore e rrethit.

19. Nxënësit jetimë, të cilët ndjekin procesin mësimor në institucionet publike të arsimit parauniversitar, trajtohen me pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

20. Nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët ndjekin shkollat e mesme profesionale, përfitojnë falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas kuotës financiare të përcaktuar në pasqyrën nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Nxënësit dhe mësuesit e institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psiko-sociale, pa konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit, me një kuotë ushqimore (drekë) me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, sipas kuotës financiare të përcaktuar në pasqyrën nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

22. Nxënësve të arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5km dhe që akomodohen në konvikte publike, bursa u jepet në formën e kuotës ushqimore. Në asnjë rast, bursa nuk jepet në formën e kuotës financiare.

23. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për nxënësit administrohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Masa mujore e bursës u jepet nxënësve në formën e kuotës ushqimore, në konvikt.

24. Nxënësve, të cilët përfitojnë bursë sipas rezultateve të arritura, jashtë kriterit ekonomik, të akomoduar në konvikte ose jo, masa e miratuar e bursës mujore u paguhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore çdo muaj, pranë bankave të nivelit të dytë, në llogarinë bankare në emër të prindit/prindërve ose të përfaqësuesit ligjor, për llogari të nxënësve.

25. Nxënësve, të cilët përfitojnë bursë në arsimin profesional, sipas shkronjave “dh” e “f”, të pikës 2.3, dhe shkronjës “a”, të pikës 2.4, masa e miratuar e bursës mujore u paguhet nga njësia e vetëqeverisjes vendore çdo muaj, pranë bankave të nivelit të dytë, në llogarinë bankare në emër të prindit/prindërve ose të përfaqësuesit ligjor, për llogari të nxënësve.

26. Njësitë e vetëqeverisjes vendore realizojnë pagesën e bursës mujore për nxënësit përfitues vetëm pasi drejtorët e shkollave profesionale konfirmojnë zyrtarisht, brenda datës 5 të çdo muaji, pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, informacionin për ndjekjen e shkollës/mësimit për nxënësit që përfitojnë bursë.

27. Nxënësve, të cilët nuk ndjekin mësimin/shkollën apo praktikën profesionale pa shkaqe të ligjshme, u ndërpritet bursa menjëherë.

28. Masa e bursës dhe kuota financiare ushqimore ditore për nxënësit jepet, respektivisht, sipas pasqyrave nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

29. Ministria përgjegjëse për arsimin profesional, për pranimet e reja në vitin e parë në sistemin arsimor publik, që ndjekin shkollat profesionale, të japë 2 400 (dy mijë e katërqind) bursa.

30. Ministria përgjegjëse për arsimin, për të gjitha kategoritë e nxënësve, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar, të parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, pa përfshirë nxënësit që ndjekin shkollat profesionale, të japë 1 200 (një mijë e dyqind) bursa.

31. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për arsimin profesional.

32. Afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, për të gjitha kategoritë e shkollave, është muaji dhjetor.

33. Vendimet e këshillave të njësive të vetëqeverisjes vendore, në raste të veçanta, mund të miratohen përtej këtij afati vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për arsimin parauniversitar apo për arsimin profesional, sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore përkatëse.

34. Vendimet e njësive të vetëqeverisjes vendore bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit për nxënësit/prindërit/përfaqësuesit ligjorë, komunitetin, median dhe institucionet e tjera qendrore apo vendore, publike ose private.

35. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, si dhe ofruesit e arsimit të mesëm profesional publik për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”