Të nderuar bashkqytetar!
Sipas njoftimeve të IGJEUM, të shtunen (13 Shkurt), rreshjet e borës, ngricat dhe ulja e temperaturës do të përfshijnë ashtu si pjesën më të madhe të vendit edhe territorin e bashkisë Pukë.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkisë Pukë, të kenë KUJDES dhe të evitojnē levizjet e pa nevojshme në zonat rurale pa u siguruar mirë mbi kushtet atmosferike dhe situatën e qarkullimit rrugor, në mënyrë të veçantë kur nuk levizni me mjete të përshtatshme për situata të tilla.
Jeni të lutur mos të levizni me mjetin tuaj nëse nuk është në gjendje të mirë teknik, nëse nuk keni goma dimërore, nëse nuk keni mjete teknike siç janë zinxhirët.
Përballë kushteve të tilla atmosferike “UK.PUKË SHA” ju apelon të gjithë konsumatorëve të Ujit të pijshëm të bëjnë KUJDES në menaxhimin e kësaj situate. Është domosdoshmëri të lini vetëm pak të hapur çesmet për mënjanimin dhe shmangien e problematikës së ngricave në sistemin shpërndarës dhe në magjistralet kryesore të pallateve të banimit, për një furnizim normal dhe pa ndërprerje me ujë të pijshëm.
Në kushtet e temperaturave që në Pukë sipas IGJEUM mund të zbresin deri në -18°C, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë ju apelon për KUJDES maksimal sa i përket mbrojtjes së shëndetiti. Kushtet atmosferike të kësaj jave me temperatura nën 0 janë stimulues të përhapjes së COVID-19 dhe në rast të neglizhencave mund të përballemi me rritje të numrit të rasteve të prekura nga COVID-19.
Bashkia Pukë ju apelon të gjithë mjekëve të familjes në Qendrat Shëndetësore të mos largohen larg zonave të tyre, të mbajnë kontakte me familjet ku ka të prekur nga COVID-19 dhe të sëmurë kronikë duke mbajtur në kontakt dhe personelin e mesëm mjeksor në fshatra. Bashkia Pukë do e monitoroj seriozisht funksionin e tyre në rast të përkeqësimit të kushteve atmosferike, siç dhe është parashikuar.
Bashkia Pukë i apelon dhe kompanive të mirmbajtjes të akseve rrugore nacionale për kryerjen me korrektësi të detyrës duke përmbushur kontratat me ARRSH për mirmbajtjen me preformacë të rrugëve.
Nga sonte Drejtoria e Shërbimeve Komunitare, Utilitare dhe Administrative do të jetë në gadishmëri me të gjithë sektorët e saj në qytet dhe njësitë administrative. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit do të jetë në gadishmëri për ndërhyrje në rastet emergjente, po ashtu dhe Policia bashkiake dhe Ujsjellës Kanalizime.
Shërbimi Social në bashki dhe Drejtoria e Shërbimeve Komunitare do të mbajnë kontakte me familjet e të moshuarve që jetojnë në vetmi duke i asisituar për çdo rast nevojë.
Në dispozicion të menaxhimit të çdo situate në akset rrugore në juridiksionin e bashkisë do të jenë:
1 mjet kamion borpastrues dhe kripore
2 fadroma
2 mjete kamionçin
Në rast nevoje, do të ndërhyet fillimisht për pastrimin e rrugëve në qytet, në aksin rrugor rural Qafë Qerreti – Qelëz qendër dhe Qafë Qerreti-Qerret qendër për të vijuar më pas në çdo zonë sipas numrit të popullsisë, siç parashikohet për ndërhyrjet në situata të tilla dhe sipas planit të veprimit nga Drejtora e Shërbimeve në bashki.
Prioritet mbeten rastet mortore dhe ato të emergjencave shëndetësore.
Duke shpresuar në mirkuptimin tuaj, ju bëjmë të ditur se për çdo rast nevoje, kontaktoni numrat pa pagesë:
127 Shërbimi i Urgjencës
128 Shërbimi Zjarrfikës
129 Policia e Shtetit