SHPALLJE PËR  LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHERBIMIT CIVIL NË KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT  DREJTUESE

Në zbatim të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit Nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese“ i ndryshuar, Bashkia Pukë  shpall procedurat e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë  dhe pranimit nga jashtëpër pozicionin:

  • Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Emergjencave Civile, Bashkia Pukë, Kategoria II-2

Shpallja është e hapur për të gjithë nepunesit civil të së njëjtës kategori në të gjitha institucionet pjesë e sherbimit civil. Nese nuk ka nje fitues nga procedura e levizjes paralele dhe ngritjes ne detyre, plotesimi i vendit vakant do te realizohet me procedurën e Pranimit në shërbimin Civil. (kliko ketu)