REPUBLIKA E SHQIPËRISË     

 BASHKIA PUKË

                                                                                                                                                                                                                                                                           Pukë, më 16.12.2020

THIRJE PER APLIKIM PER PERFITIMIN E STATUSIT TE ‘PRONARIT SOCIAL’

Në zbatim të Ligjit.Nr.22/2018 “Për Strehimin Social’, çdo subjekt publik si dhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qera, ose që disponon banesa për ti dhënë me qera, për familjet në nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë Zyrës së Punëve Sociale  të Bashkisë Pukë, për tu regjistruar si ‘pronar social’. Subjekti fiton statusin e ‘pronarit social ‘nëse plotëson kushtet  e mëposhtme:

  1. Banesa e tij plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi
  2. Qeraja me të cilën ofrohet banesa me qera nuk është më e lartë sesa qeraja mesatare në tregun e lirë.
  3. Nënshkruan një kontratë me Bashkinë Pukë, ku bien dakort për mënyrën e menaxhimit të banesës së tij, kontratë e cila nuk mund të zgjasë më pak se tre vjet.
  4. Nënshkruan deklaratën se nuk do të refuzojë qiramarrësin për arsye që përbëjnë diskriminim.

Në rast të përfitimit të statusit të ‘pronarit social’, subjektit I jepet mbështetja sipas Nenit.25 të Ligjit.Nr.22/2018 ‘Për strehimin Social’, për subvencionimin e qerasë për familjet përfituese.