APEL PËR KUJDESIN NDAJ PYJEVE

Bashkia Pukë nisur nga situata e krijuar në siperfaqet pyjore si pasojë e 🔥zjarreve, shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e banorve në zonat rural, I bën apel të gjithë komunitetit në fshatra që gjatë këtyre ditëve me 💨erëra, të evitojnë🚫djegien e mbetjeve bujqësore, të cila shkaktohen si pasojë e pastrimeve pranverore.
Bashkia e Pukës kupton se përhapja e flakëve nuk është e qëllimshme, por I kujton banorve që edhe në rast pakujdesie ata vihen para përgjegjësisë ligjore për dëmtim të sipërfaqeve pyjore, ndaj për të shmangur këtë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Bashkia Pukë duke shpresuar në mirkuptimin e banorëve në zonat ruralë, kërkon dhe ndihmen e komunitetit të zonës që për çdo rast të njoftoi menjëher 🚒Shërbimin Zjarrfikës në numrin pa pagesë ☎️128
Bashkëpunimi juaj vlen shumë që flakët të shuhen pa shkaktuar dëme masive.
Ndërkoh lidhur me zjarrin më të fundit shkaktuar në pyjet pranë fshatit Shkozë, njësia administrative Gjegjan fal ndërhyrjes së shpejt të shërbimeve tona, zjarri është vën nën kontroll.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Bashkia Pukë lidhur me lajmin e transmetuar nga disa media bën me dije se punonjësit e sektorit të Pastrim-Gjelbrimit gjatë pastrimit në zonen e lagjes të Ish Qetave Vullnetare kanë konstatuar një predhë. Municioni luftarak mendohet të jetë në këtë zonë që prej vitit 1997. Bashkia Pukë menjëher ka njoftuar në numrin 129, Policinë e Shtetit e cila ka mbërritur dhe vendosur perimetrin e sigurisë. Gjetja edhe tani e predhave, municioneve luftarake dhe armëve tregon fort mirë punen e atyre që sot kanë kurajon dhe akuzojnë bashkinë, ndërkoh që edhe qytetin e kanë pastruar vetëm në rrugen kryesore të tij duke lenë rrezikun evident për qytetarët si pasojë e mos ndërhyrjes për pastrimin rrënjësor të qytetit.

1

NJOFTIM: KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË VIZITON PUKËN

Në kuadër të turit “Bashkia që duam” kreu i qeverisë, z.Edi Rama viziton nesër Pukën. Me këtë rast do të bëhet inspektimi i investimeve që po realizohen në qytetin e Pukës me fondet e qeverisë, ndërsa në oren 14:30 në sheshin para Hotel Turizmit dhe Shërbimit Spitalor do të organizohet një bashkbisedim me komunitetit.
Kreu i bashkisë së Pukës, z.Gjon Gjonaj me këtë rast fton të gjithë banorët e bashkisë Pukë të marrin pjesë në këtë bashkë-bisedim.
Ju presim, të Marten, datë, 19.02.2019, ora 14:30.