KOMUNIKAT E BASHKISË PUKË PËR QYTETARËT

Të nderuar bashkëqytetar, teksa ashtu si e gjithë vendi edhe qyteti dhe zona jonë po kalon ditë me temperatura të larta, të cilat siç jemi njoftuar nga Shërbimi Meteorologjik Shqiptar gjatë javës së ardhshme mund të jen dhe më të larta, bashkia Pukë kërkon mirkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, sëpari për: Kursimin e Ujit të pijshëm, pasi abuzimi përmes lënjës së çesmave hapur, apo duke e përdorur atë për uljen e pluhurave, vaditjen e të mbjellave apo shpërdorime të tjera rrezikon seriozisht ndërprerjen e shërbimit të furnizimit 24 orë, pasi prurjet për shkak të thatësirës po bien çdo ditë. Nese ju përdorni Ujin për nevojat jetike të familjeve tuaja, furnizimi 24 orë në qytet do të vijoi normalisht edhe gjatë stinës së nxehtë të veres. Për këtë Ujësjellës Kanalizime dhe Policia bashkiake e ndihmuar dhe nga Policia e Shteti do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe të befasishme duke marr dhe masat konkrete për rastet e kundravajtësve.
Të nderuar qytetar!
Gjatë këtyre ditëve të nxehta mbetet domosdoshmëri kujdesi ndaj zjarreve fillimisht në banesat tuaja e pastaj dhe në siperfaqët pyjore. Bëni kujdes me linjat elektrike, të cilat shpesh janë të amortizuara si pasojë e viteve. Kontrolloni ngarkesat tuaja elektrike dhe mendoni se në linjat e vjetëruara të enrgjise nuk përballojnë dot të gjitha elektroshtëpiaket njëherësh, pasi kjo sjell dhe shkëndi elektrike në konstuktet e banesave tuaja. Ju lutem, mbani larg duar nga tentativat per vjedhjen e energjisë përmes linjave të fshehta, pasi ato janë rreziku më I madh për banesat tuaj. Kolaudoni bombulat e gazit dhe kontrolloni vazhdimisht për rrjedhje ato. Mos u largoni nga banesat tuaja duke lënë në funksion bombula gazi, apo paisje të tjera elektroshtëpiake
Mbrojtja e Pyjeve është sfida jonë edhe këtë vit, ndaj bëni kujdes teksa levizni në sipërfaqët pyjore, kryesisht me përdorimin e cigareve, të cilat janë rrezik potencial për hapjen e zjarreve në këto ditë të nzehta.
Ju lutem, për çdo vatër të konstatuar zjarri njoftoni mënjeher në numrin pa pagesë të Shërbimit Zjarrfikës pranë bashkisë Pukë, 128. Mjetet dhe forcat e këtij shërbimi nisen menjëher dhe kështu minimizohen dëmet. Shpresojmë shumë dhe në angazhimin e qytetarve në ndihmë të këtij shërbimi sa herë duhet ndihma Juaj.
Bashkia Pukë ka kaluar në gadishmëri të plotë Shërbimin Zjarrfikës dhe atë Pyjor, ndërsa I ka kërkuar të gjithë institucioneve shëndetësore të jenë në nivelin e duhur të shërbimit ndaj qytetarëve.
Ne ju ftojmë të gjithve të denonconi rastet e Ambulancave të mbyllura në fshatra, dhe mungesen e medikamenteve, apo të shërbimit shëndetësor në zonen ku ju banoni. Për çdo emergjencë të rëndë shëndetësore kontakoni menjëher me mjekun e zonës
#PUKE, Dr.Qamil Furriku………………… Cel:0692424408
#GJEGJAN, Dr.Edmond Simoni………… Cel:0695162072
#LUF, Dr.Nush Mekeshdeda……………..Cel:0683228548
#RRAPE, Dr.Bujar Laçi…………………… Cel:0682314229
#QELEZ, Dr.Dodë Ndoka………………….Cel:0682370521
Mund të kontaktoni dhe Shërbimin e Urgjencës në numrin pa pagesë 127 ose përmes telefonit fiks duke formuar numrin 00355 212 22222
Jemi këtu në shërbimin tuaj, ndaj mos hezitoni të kërkoni ndihmë, pasi ky është detyrimi jonë.
Ju faleminderit!
BASHKIA PUKË