Bashkia Pukë, në bashkëpunim me Shoqatën “AgroPuka”, ka kënaqësinë të ftojë qytetarët, vizitorët dhe të gjithë dashamirësit e traditës në edicionin e 22-të të panairit më përfaqësues të zonës, “Puka AgroFest”!
🌾 Një festë që promovon kulturën prodhuese, vlerat bujqësore, blegtorale dhe artizanale të trevës sonë.
Me përkushtim dhe vizion për zhvillimin rural dhe ekonomik të zonës, Bashkia Pukë mbështet e organizon çdo vit këtë aktivitet, duke e kthyer atë në një hapësirë për nxitjen e turizmit dhe fuqizimin e prodhuesve vendas.
Çfarë ju pret këtë vit?
🍯 Produkte autoktone nga fermerët e zonës
🧺 Artizanat dhe mjeshtëri popullore
🎵 Muzikë, aktivitete argëtuese dhe vizita në destinacione turistike
🎉 Ejani të festojmë së bashku Pukën punëtore, të shijojmë prodhimet dhe të nderojmë trashëgiminë tonë!
“Puka AgroFest” 2025, aty ku tradita dhe zhvillimi takohen! 🌱
