E pozicionuar përherë si krahinë që i ka drejtuar pushkën çdo armiku, Puka nuk është pajtuar as me tiranitë, ndaj dhe shumë krerë dhe përfaqësues të masave popullore iu bashkuan kryengritjes së viteve 1926-1927.
Përurimi i këtij obelisku që përjetëson aktin e tyre të rebelimit qytetar ndaj shtypjes dhe padrejtësive nga drejtuesit e pushteteve është një sensor dhe për situatën e sotme, ku pushteti aktual sillet shpërfillshëm ndaj qytetarëve të tij.
Përveçse ndriçim i fakteve historike, le të shërbejë ky obelisk si një kujtesë për vëmendje tek brezat, pasi mosreagimi apo pajtimi me militantizëm ndaj pushteteve prodhon shtypje dhe mohon liritë.