Drejtoria e Shërbimeve Publike ka stolisur ditën e sotme me lule shumëngjyrëshe hapësirat publike dhe mjediset përreth liqenit, duke i dhënë qytetit një panoramë të këndshme dhe relaksuese.
Vizitorët e ndryshëm, do gjejnë hapësira publike të gjelbërta dhe shumëngjyrëshe, të mirëmbajtura dhe të pastra, të cilat me mozaikun dhe hijeshinë që krijojnë, ndërthurur me klimën e freskët dhe me mikpritjen e veçantë, e bëjnë Pukën atraktive dhe të lakmueshme për vendas dhe të huaj.