Kordinatori për të drejten e Informimit
Emër, mbiemër: Erin Neziri
E-mail: [email protected]
Adresa: Bashkia Pukë, Sheshi “Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)”
Orari: E hënë – e premte, 08:00 – 16:00
Kompetencat
- I mundëson çdo kërkuesi të drejtën për t’u njohur me informacionin publik, duke u konsultuar me dokumentin origjinal ose duke marrë një kopje të tij;b) krijon, mban, publikon dhe përditëson regjistrin e kërkesave dhe përgjigjeve;
- Bashkërendon punën për plotësimin e kërkesave për informacione brenda afateve;
- Regjistron kërkesat për informacion dhe cakton një numër rendor për secilën prej tyre;
- Dërgon kërkesën për informim te një autoritet tjetër publik, brenda afateve të parashikuara në këtë ligj, kur rezulton se autoriteti publik ku është depozituar kërkesa nuk e zotëron informacionin e kërkuar;
- Verifikon rastet për dhënien falas të informacionit qytetarëve, sipas parashikimit të pikës 5, të nenit 13, të ligjit 119/2014
- Kryen njoftimet paraprake, sipas neneve 14 dhe 15, të ligjit 119/2014, si dhe komunikon me kërkuesin, sipas nevojës për trajtimin e kërkesës për informacion publik.
Standartet dhe procedurat e kërkesës
Kërkesa për informim duhet të përmbajë:
a) emrin dhe mbiemrin e kërkuesit;
b) adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni;
c) përshkrimin e informacionit që kërkohet;
ç) formatin në të cilin preferohet informacioni;
d) çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar;
Formular Kërkese
Afati për marrjen e informacionit, është jo më vonë se 10 ditë pune nga dita e dorëzimit të kërkesës.
Kur kërkesa për informacion, i dërgohet një autoriteti tjetër publik, afati për marrjen e përgjigjes është jo më vonë se 15 ditë pune nga dita e mbërritjes së kërkesës në autoritetin e parë.
Afati mund të zgjatet me jo më shumë se 5 ditë pune për një nga shkaqet e mëposhtme:
a) nevoja për të kërkuar dhe shqyrtuar dokumente të shumta e voluminoze;
b) nevoja për t’i shtrirë kërkimet në zyra dhe mjedise që janë fizikisht të ndara nga zyra qendrore e autoritetit;
c) nevoja për t’u konsultuar me autoritete të tjera publike përpara marrjes së një vendimi për plotësimin ose jo të kërkesës.
Vendimi për zgjatjen e afatit i njoftohet menjëherë kërkuesit.
Formular Ankese
Formularin e ankesës të plotësuar, mund ta dërgoni në Zyrën e Komisionerit në adresën e-mail [email protected] , dorazi ose me postë në adresën: rruga “Abdi Toptani”, Tiranë.
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve per vitet perkatese
1.BASHKIA PUKË, REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PËR VIITN 2026
2.BASHKIA PUKË, REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PËR VIITN 2025
3.BASHKIA PUKË, REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE PËR VIITN 2024
Tarifa për dhënien e informacionit
Shërbimet administrative që ofrohen nga Bashkia Pukë, janë pa pagesë. Përjashtim bëjnë rastet kur me ligj apo me VKB, është përcaktuar tarifë për një shërbim të caktuar.
Dhënia e informacionit është pa pagesë.
Informacioni i kërkuar në rrugë elektronike i jepet çdo qytetari, gjithashtu pa pagesë.
Kur qytetari kërkon dokumentacion nga arkivi njësuar me origjinalin, tarifa është me pagesë.
Tarifa për dhënie dokumentacioni mbi 10 faqe nga arkivi njësuar me origjinalin, është 10 lekë për çdo faqe.
Mënyra e kryerjes së pagesës:
Pagesa deri në vlerën 1000 Lekë të reja ose mbi vlerën e përcaktuar mund të kryhet pranë bankave të nivelit të dytë ose pranë zyrave të Postës Shqiptare.
