“Miq të rinj për Pukën dhe pukjanët”, me këtë moto kemi nisur një urë të re bashkëpunimi me shoqatën ndërkombëtare “Së bashku ne mundemi”, përfaqësuesit e së cilës, znj. Elsa Zeneli, drejtoreshë ekzekutive, znj. Blerina Ceno, koordinatore e përgjithshme, si dhe donatorin e “Duda” shpk, (Hotel “Adriatik” Durrës), pata nderin sot t’i pres në zyrën time dhe t’i falënderoja për ardhjen në Pukë dhe qëllimin e tyre human në mbështetje të dhjetëra fëmijëve me aftësi ndryshe në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Krahas mirënjohjes për këtë mbështetje, sigurova përfaqësuesit e shoqatës se bashkëpunimi ynë do të jetë optimal dhe në kushtet e një klime të re besimi dhe motivimi për çdokënd dhe çdonjërin që bujarisht me kontributin e tyre human ndikojnë sadopak në zbutjen e varfërisë dhe të treguesve social-ekonomik të banorëve të Pukës.
Dyert e bashkisë Pukë janë të hapura për çdo nisme që vjen qëllimmirë në dobi të komunitetit pukjan.